“Kemi objekte neoklasike rreth e rrotull Teatrit Kombëtar dhe në mes të Teatrit Kombëtar do të bëjë një godinë, e cila nuk ka lidhje fare me këtë që është këtu. Na tregoi dje sesi dukej Reja nga Teatri Kombëtar, TK nga Reja, njerëz që do të pinin kafe në Teatrin Kombëtar, si do të hanin drekë në Teatrin Kombëtar, domethënë na paraqitën një projekt turistik”, tha Derhemi.
Aktori Nerital Liçaj shprehet se nuk është kundër projektit, por ngre shqetësimin për arrogancën e pushteteve, pasi sipas tij të gjitha qeveritë nuk kanë përfilluar artistët, duke e trajtuar teatrin si pronë të tyre. “Ai vizualisht duket i bukur, ee pse jo? Por mua nuk më shqetëson ai, ajo që më shqetëson është arroganca e pushtetit, që vendos vetë, që bën çfarë i do qejfi sikur cdo gjë të jetë pronë e atij që ka marrë votat”, shprehet aktori Liçaj.
Nga ana tjetër, aktori Genc Fuga, njëherazi edhe kandidat për drejtor i Teatrit Kombëtar e vlerëson estetikën e projektit, por ngre pikpyetje se sa funksional do jetë. “Projekti është i paplotë, shumë i bukur. Ka edhe ambjente të tjera që ndihmojnë komunitetin por jo vetë aktorin”, tha Genc Fuga.
Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e arkitektit danez, Bjorke Ingels, për Teatrin Kombëtar i cili do ndërtohet mbi rrënojat e atij ekzistues. Përpara aktorëve, Rama tha se do t'i japë vendit Teatrin e merituar me trefishin e sipërfaqes së teatrit të vjetër dhe me kushte bashkëkohore. Sipas kreut të qeverisë, investimi për Teatrin e ri Kombëtar do përfundojë brenda tre viteve të ardhshme dhe do të realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe sipërmarrjen private.
Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com

VIDEO








