Projekti për ujitjen/ Nënshkruhet marrëveshja me 4 bashki pilot. Çuçi: Emëroni një nënkryetar për bujqësinë

Projekti për ujitjen/ Nënshkruhet marrëveshja me 4 bashki pilot. Çuçi: Emëroni një nënkryetar për bujqësinë

Lushnja, Divjaka, Roskoveci dhe Konispoli janë përzgjedhur si 4 Bashki pilot për zbatimin e projektit “Asistencë Teknike për Përmirësimin e Performancës, Monitorimit dhe Vlerësimit të Ujitjes në Nivel Bashkiak, projekt ky i financuar nga Banka Botërore në kuadër të projektit të madh për Burimet Ujore dhe Ujitjen që po realizohet në Shqipëri.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, nënshkroi marrëveshjen me kryetarët e këtyre katër bashkive. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Bankës Botërore dhe konsorciumit që po implementon projektin.

Gjatë fjalës së tij, ministri Çuçi tha se bujqësia shqiptare është zhvilluar vitet e fundit edhe për shkak të investimeve të shumta që janë bërë për rehabilitimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese.

“Shifrat flasin vetë. Tashmë ne kemi 240 mijë hektarë tokë në mbarë vendin që vaditen falë rehabilitimit të kanaleve të ujitjes. Tani kemi hyrë në fazën që duhet t’i përdorim me sa më shumë efiçencë këto burime të krijuara”, tha ministri Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij, siç njofton ministria,  Çuçipati edhe një thirrje për kryebashkiakët e rinj të Shqipërisë, për të zgjedhur një zv.kryetar të posaçëm që do të merret vetëm me çështje të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Me zbatimin e këtij projekti në 4 bashkitë pilot, synohet që të krijohen modele të mirëmenaxhimit të ujitjes, të cilat do të zbatohen më pas në të gjitha bashkitë e vendit. Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes është një nga investimet më të mëdha që është bërë ndonjëherë në për ujitjen dhe kullimin në Shqipëri, me vlerë rreth 56 milionë Euro. 

Për fat të mirë ne kemi tashmë një Strategji për Ujitjen dhe Kullimin, të përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me asistencën teknike të projektit të financuar nga Banka Botërore. Operacionalizimi i sistemit të ujitjes në nivel fermeri mbetet një nga sfidat e rëndësishme të këtij projekti. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja