Projekti ‘Plug and Play’ nga Kalifornia vjen në Tiranë, mbështet bizneset e reja në teknologji e inovacion! Veliaj: Gati shkolla franceze ‘Ecole 42’ për të rinjtë

Për herë të parë në Shqipëri do të vijë organizata më e madhe e Start Up-eve të Kalifornisë "Plug & Play", e cila pritet të nxisë bizneset në fushën e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri. 

Lajmin e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë një takimi me Kryetarin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, nga ku zbuloi se një tjetër shkollë me fokus integrimin e të rinjve drejt digjitalizimit pritet të hapet tek Piramida në kryeqytet.

 “Ka qenë një insistim i Michael dhe bordit që ne të kemi një partneritet me “Plug & Play”. Ata kanë marrë një vendim që Tirana do të jetë epiqendra dhe selia e tyre për të gjithë rajonin e Europës juglindore. Kështu që me Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ne do të firmosim marrëveshjen e bashkëpunimit që ajo që fillon me “Micro Follie”, vazhdon me Tumon dhe për moshën mbi 18 vjeç të jetë “Shkolla 42” ajo që i përgatit të rinjtë e Tiranës. Jemi i vetmi qytet ku të gjitha këto kurse janë falas”, tha ai.

Edhe Granoff foli për një portofol projektesh ne Bashkinë e Tiranë, kryesisht në fushën e edukimit digjital për fëmijët.

 “Dhe ne tani kemi krijuar një portofol të tërë projektesh, kemi programe thelbësore shumë të rëndësishme. Ju përmendët, “Ecole 42” dhe “Plug & Play”, për të krijuar me të vërtetë një portofol të programeve të edukimit digjital, duke filluar nga fëmijët që janë të vegjël, mendoj, pesë ose gjashtë vjeç dhe deri në moshën madhore”, tha Granoff.

“Ecole 42” është një program edukimi në fushën e teknologjisë dhe revolucionit që do të jetë falas për të rinjtë mbi 18 vjeç, edhe në rast se nuk kanë eksperiencë të mëparshme në këtë fushë. Ky program është i pranishëm në 31 shtete të tjera, dhe krijon vazhdimësi për të rinjtë që përfundojnë kurset e TUMO Tirana.

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasjet në Kuvend, a jeni dakord me mënyrën se si po proteston opozita?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës/ Mjeti lundrues i pësoi defekt gjatë lundrimit, Policia shpëton 3 peshkatarët

Gjiri i Gramës/ Mjeti lundrues i pësoi defekt gjatë lundrimit, Policia shpëton 3 peshkatarët