Projekti/ Teatri i ri Kombëtar, disa aktorë insistojnë të ruhet godina e vjetër

Projekti/ Teatri i ri Kombëtar, disa aktorë insistojnë të ruhet godina e vjetër

Projekti i ri i Teatrit Kombëtar

Godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar do të shembet, duke i dhënë kështu fund debatit disavjeçar për ruajtjen e godinës së vjetër, me qëllim restaurimin. Projekti i Teatrit të ri Kombëtar është prezantuar në muajin mars nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se do të ndërtohet me formulën partneritet publik-privat. Pas këtij prezantimi rrodhën shumë debate e protesta të artistëve; takime me kryebashkiakun Erjon Veliaj; dëgjesa publike me Ministren e Kulturës në Kuvend dhe erdhi momenti që pjesa më e madhe e artistëve, emra të njohur të skenës si Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Arben Derhemi, Altin Basha, Suela Konjari, Armando Bora e të tjerë, që më parë kishin kundërshtuar me forcë projektin, e pranuan ngritjen e një teatri të ri në themelet e të vjetrit. Pas negociatave me kryebashkiakun Veliaj, artistët kanë shprehur publikisht pëlqimin e tyre për teatrin e ri.

Por, si do të jetë Teatri i ri Kombëtar?! Në projektin e arkitektit danez Bjarke Ingels, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 9200 metrash katrorë. I konceptuar në 6 hapësira, me 4 janë salla teatri, më e madhja me një kapacitet prej 600 vendesh, parashikohet edhe një sallë e teatrit veror në tarracë me një kapacitet mbi 100 vende. Ndërsa dy sallat e tjera, black box dhe tjera eksperimentale do të jenë me kapacitete më të vogla, sesa salla e madhe, si dhe teatri do të ketë edhe një shesh të madh poshtë ndërtesës unike, që mund të përdoret për performanca…

Në mesin e artistëve që u bindën se projekti ka vlerë ishin edhe një pjesë e atyre që përfaqësonin aleancën e artistëve për Teatrin Kombëtar. Por një pjesë e artistëve që përfaqësohen në këtë aleancë vijojnë të protestojnë edhe për ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në krye të këtyre proteste qëndron regjisori Kastriot Çipi, i cili ka publikuar dje një tjetër thirrje publike, që ata që kundërshtojnë ngritjen e teatrit të ri mbi themelet e të vjetrit të mos heqin dorë nga protestat.

“Thirrje për rezistencë. Në çdo komunikim me publikun si edhe me politikanët apo të zgjedhurit..., kemi artikuluar qartë jo vetëm nevojën e ruajtjes të paprekur të godinës ekzistuese, por edhe domosdoshmërinë e restaurimit të godinës historike të Teatrit Kombëtar, të lënë qëllimisht në harresë.”, shkruhet në këtë thirrje publike.

Kundërshtaret e projektit shkruajnë më tej se “Sa e sa ore, ditë, muaj të shpenzuara pa u lodhur në përpjekjet tona të shumanshme për të bindur këta vendimmarrës të na dëgjojnë, për të bindur kryeministrin Rama të heqë dorë nga ideja e tij e çmendur dhe konstante e prej më shumë se 20 vjetëve për të shembur teatrin. Por të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër!”, shkruhet në këtë deklaratë, ku më tej flitet edhe për shpalljen zyrtare të projektligjit.

“Prej pak ditësh qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm për t'i dhënë një kompanie të vetme private, kompanisë Fusha sh.p.k, pa asnjë garë tokën e Teatrit Kombëtar, duke i hapur rrugë shembjes së godinës historike.”, shkruhet në këtë deklaratë shoqëruar me thirrjen për  vijimin e pandërprerë të protestës: “Ftojmë në këtë rezistencë paqësore, të gjithë aktorët dhe regjisorët e teatrit, te gjithë artistet dhe intelektualet, të gjithë banoret e Tiranes e qytetaret e këtij vendi, të na bashkohen sot e në ditët në vazhdim, në ora 20:00 përpara teatrit, që të tregojmë vendosmërinë dhe rezistencën tonë në mbrojtje të godinës historike të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të hapësirës sonë të përbashkët, në mbrojtje të trashëgimisë, historisë dhe identitetit tonë kulturor dhe kombëtar”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artisti: 01/07/2018 05:44

    Nje godite e vjeter dhe pa pike vlere arkitekture. Artistet pensioniste e mbaruan punesimin ne teatrin shteteror. Per godinen vendos pronari, shteti ose bashkia, dhe jo te punesuarit apo pensionistet e sotem.

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/06/2018 09:08

    Duke parë foton e maketit të teatrit të ri (nqse është ky në foto), atëhere i bie që në kohë shiu, taraca të kthehet në pishinë. Hahahahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja