Projekti/ Tokë pa taksa e kredi të butë kush investon në agroturizëm! Mund të frenojë shpopullimin e zonave rurale, deri në 2027 do të 4-fishohen

Të gjithë të rinjtë dhe gratë që do të vendosin të investojnë në agroturizëm në të gjithë vendin do të përfitojnë tokë pa taksa e garanci sovrane nga shteti. Masa këto të parashikuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Agroturizmit e hartuar nga Ministria e Bujqësisë që synon fuqizimin e agroturizmit në vend dhe grave sipërmarrëse në këtë sektor.

Aktualisht potenciali i këtij sektori është i pazhvilluar, pasi kemi vetëm 25 struktura të certifikuara agroturizmi, dhe janë 31 aplikime në proces certifikimi.

Për të nxitur zhvillimin e këtij sektori është planifikuar hartimi i një ligji të posaçëm që lidhen me turizmin rural, që rregullon këtë sektor, si dhe miratimi një ligji për certifikimin e produkteve ‘Made in Albania’.

Kjo mbështetje por edhe promovimi i agroturizmit, studimi mbi punësimin në këtë sektor e deri tek bashkëpunimi me bizneset e artizanatit, do të sjellin 4-fishim të bizneseve në vend. Deri në vitin 2027, në Shqipëri do të jenë të certifikuara 100 agroturizma thuhet në strategji.

“Agroturizmi shërben si një instrument për parandalimin e shpopullimit të zonave rurale”, thuhet në strategji duke ju referuar situatës së punësimit, ku rezulton se një agroturizëm ka 9 punëtorë të përhershëm dhe 8 të tjerë sezonalë, të cilët janë më së shumti anëtarë të familjes, por edhe pjesëtarë të komunitetit vendas.

Mosha mesatare e sipërmarrësve në agroturizëm është 40 vjeç, shifra që sipas Ministrisë japin sinjale për mbajtjen e rinisë edhe në zonat rurale, por nga ana tjetër fuqizon bujqësinë pasi 60% e produkteve të ofruara nga agroturizmet prodhohen në tokat e tyre dhe bazohen në varietete vendase. Përveç se ndalon emigrimin e të rinjve, nga ana tjetër gjeneron edhe ekonomi.

“Kohëzgjatja mesatare e një vizitori në një fermë agroturizmi është 2 ditë, ndërsa shpenzimet e tij mesatare janë rreth 40 euro në ditë. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë ndërkombëtarë”, thuhet në strategji.

Disa nga sfidat me të cilat po përballet turizmi rural kanë të bëjnë me copëzimin e tokave të fermerëve dhe problemet me pronësinë, pasi për të pasur një agroturizëm duhet të kesh minimumi 1 hektar tokë, në mënyrë që të përfitosh edhe nga skemat e financimit, por edhe të marrësh kredi pranë bankave, apo të tërheqësh investime të huaja.

Problem është edhe transporti rrugor dhe vështirësia për të aksesuar bukuritë natyrore nëpër zonat rurale.

“Pengesa e parë për shijimin e këtyre zonave natyrore është vështirësia për t’i aksesuar ato, si për shkak të mungesës së një rrjeti rrugor apo mungesës së transportit publik, ashtu edhe për shkak të sinjalistikës së varfër rrugore. Problemi i infrastrukturës rrugore ndikon së tepërmi te strukturat e agroturizmit, të cilat ndodhen pothuajse të gjitha në zona të thella”, vijon strategjia.

Pengesë tjetër është mungesa e njohurive mbi pasuritë kulturore të vendit që mund të kthehen në atraksione turistike edhe pse në vend numërohen rreth 2000 monumente kulture.

“Mungesa e njohurive lidhur me to dhe vështirësia për t’i aksesuar ato ose mungesa e shërbimeve e zerojnë këtë pasuritë madhe. Gjithashtu, mungon integrimi i burimeve natyrore dhe kulturore që ofrohen nga strukturat e agroturizmit”, thuhet në dokument.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 09/02/2024 08:39

    Masat e qeverise per tok oa taksa dhe kredi te buta jane masat me themelore per ngritjen e agriturizmit ,rritjen e produkteve bujqesore ,ndalimin e emigracionit jo vetem ne fshatra por dhe ne qytete si dhe me kryesorja rritja e mireqenies se popullates.

    Përgjigju
  • Turli: 09/02/2024 02:40

    Tokë pa taksa plot me korrupsion dhe pasiguri. Shpopullimi vazhdon sepse njeriu ndjek njeriun. Dhe për çdo njeri të ikën, bëhen gati 10 të tjerë që duan të ikin.

    Përgjigju
  • Or tej: 08/02/2024 23:26

    Te shohim a do e mbash fjalen sic pate thene per personat fizike qe deri ne 2027 nuk do paguanin tatim mbi fitimin or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Besi: 08/02/2024 19:09

    turizmi slow ose sic quhet ketu ne vend edhe agroturizem eshte tipet e turizmit me pak te zhvilluar dhe po orientohet kryesisht ndaj strukturave rezidenciale dhe strukturave te azilit per mosha te thyera pse jo edhe nga vende te tjera me marreveshje dypaleshe ndermjet qeverive qe do frenonte ne menyre me efikase largimin e rinise nga zonat rurale duke ua ofruar keto mundesi punesimi andej ketu ne vend roje, kujdesdare, babysitter etj

    Përgjigju
  • sapa: 08/02/2024 19:03

    Ju mund te sajoni cdo gje qe ekziston do jete e kote sepse jeni te korruptuar deri ne palce dhe cdo shqiptar i ndershem e di se si jetohet ne ate vend prandaj dhe ikja naten!E vodhet e plackitet kete popull saqe urren vendin e vet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion