Projektiligji i PD-së për dekomunistizimin, Petro Koçi: Kërkojnë të fusin në burgun e harresës artin

Në qytetin e Fierit është përkujtuar me një ceremoni të vogël 79-vjetori, i vajzave fierake të cilat kanë dalë partizane për të lufuar në luftën Nacional-Çlirimtare.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe deputeti i qarkut të Fierit për Partinë Socialiste, Petro Koçi, i cili ka dhënë edhe një prononcim për gazetarët.

Në fjalën e tij Koçi, ka deklaruar se çdo përpjekje për të mohuar vlerat e Luftës Nacional Çlirimtare është përpjekje antikombëtare.

‘Ballistet nuk i solla unë i gjeta në histori. Çdo përpjekje për të mohuar vlerat e Luftës Nacional Çlirimtare është përpjekje antikombëtare. Ata që kanë bashkëpunuar me fashizmin e nazizmit duhet të kërkojnë falje.’- tha Koçi.

Duke u ndalur tek propozimi i Partisë Demokratike për dekomunistizimin, Koçi tha se të ndalosh filmat e komunizmit është censurë, ndërsa PD kërkon që të fusë në burgun e harresës artin dhe talentin e artistëve.

‘Të ndalosh filmat e komunizmit është censurë, kërkojnë të fusin në burgun e harresës artin dhe talentin e artistëve. Fatkeqësisht sot s'kemi produktivitet filmash siç kemi pasur në të kaluarën. Të asgjësosh këto filma është autogol politik.’- u shpreh Koçi.

Koçi denoncoi sërish lidhjen e krimit me politikën.

‘Të mos ngatërrojmë pozicionin politik. Unë jam mbështetës i pushtetit vendor, të Fierit në mënyrë specifike. Por ajo që kam denoncuar janë lidhjet e krimit me politikën, me shtetin me financat sepse edhe Fieri ka dëshmuar se kriminaliteti vazhdon të mbijetojë, shpesh dhe nga përfitimi që merr nga financat publike. Shumë subjekte të krimit organizuar janë kthyer në biznese legale që marrin tenderë në institucione dhe jo vetëm në bashkinë e Fierit.’- u shpreh Koçi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve