Në projektligjin e hartuar nga ministria e Brendshme që është hedhur për konsultim publik parashikohet që emigrantët me qëndrim të rregullt të pajisur me leje qëndrimi apo të pajisur me shtetësi të huaj që nuk deklarojnë adresën e banimit nuk do të përfitojnë shërbim nga gjendja civile.
Afati për deklarimin e të gjitha adresave të banesave në pronësi të tyre, duke përcaktuar vendbanimin e tij është deri 6 muaj pas hyrjeve në fuqi të ndryshimeve ligjore. Ndryshimet janë parashikuar në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar”” i publikuar te konsultimet publike.
"Shtetasit kanë detyrimin që të deklarojnë adresën e çdo banese që kanë në pronësi brenda ose jashtë vendit brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji duke zgjedhur ndër to vendbanimin e tij. 2. Shërbimi i gjendjes civile ofrohet për shtetasit pasi të respektojnë detyrimin e mësipërm", thuhet në nenin 4, të projektligjit ku parashikohet ndryshimi i dispozitës për nenin 14 të ligjit “Deklarimi i vendbanimit”.
Sipas këtij formulimi përcaktohet detyrimi i shtetasve për deklarimin e të gjitha adresave të banesave në pronësi të tyre, për të cilat duhet të përcaktojë vendbanimin e tij.
Sipas pikës 2 të dispozitës së propozuar përcaktohet se shërbimi i gjendjes civile do të ofrohet për shtetasit pasi të respektojnë detyrimin e mësipërm, duke parashikuar si kusht detyrimin për të deklaruar adresën e çdo banese në pronësi të tyre sipas ligjit për adresat.
Regjistrimi fillestar i vendbanimit sipas nenit 5 të projektligjit do të bëhet në zyrën e gjendjes civile të njësisë administrative që ka në juridiksion territorial banesën e deklaruar si vendbanim, duke përcaktuar njëkohësisht se shtetasi nuk mund të deklarojë më shumë se një vendbanim.
(Kliko këtu për të lexuar projektligjin)
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/ Risitë e procesit: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për Diasporën
8 Janar, 15:55
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri Hoxha: 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote, 5050 qendra votimi, 4536 persona mbi 100 vjeç
6 Janar, 16:46
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor 2024, 16:12
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor 2024, 08:51
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor 2024, 15:47
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor 2024, 17:51
-
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
4 Dhjetor 2024, 10:45
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor 2024, 12:12
-
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
17 Nëntor 2024, 20:39
-
Blushi akuza për arrestimin e Ilir Metës: Policia po ruan emrat e efektivëve që morën pjesë në Operacion, iu mohua edhe avokati
7 Nëntor 2024, 15:06
Shushunjat e Shqipërisë pasi e degdisën në 33 vjet 3/4 e popullatës jashtë dhe nuk kanë lëne asgjë aty brenda pa vjedhur. E kanë kuptuar që Shqiptarët nuk dërgojnë më lek pa mas dhe u versulen atje ku jetojnë me fushata elektorale,me filma etj etj.përse e shtynë rregjistrimin e popullatës me 3 javë se nuk ju besojnë numrave nuk ka ngelur kush me numëruar dhe po i numërojnë nga dy her do jete interesante të shikojmë kur të dalin statistikat.përse duhet ti japim të dhënat që pastaj të dalin në faqet ruse e Iraniane apo ju duhet spiunve të partisë për shantazhimin e votës në 2025 në djallë vavfshi me gjithë adresa se kur q,ka mu ba skeni atyre me nënshtetësi të huaja.
PërgjigjuUP YOU ! Ju nuk me jepni te drejten e votes si emigrant dhe nga ana tjeter me kercenoni se po nuk dhashe adresen,nuk me jepni sherbime?! Ne fakt ju dhe ne i kemi lare duart me njeri-tjetrin.Sa kohe ju nuk na respektoni te drejtat tona,as ne nuk do te cajme koke per kerkesat tuaja.Paraardhesve tane qe kane punuar ne Shqiperi dhe mund te mos u jepni sherbime,por gjenerates sone qe nuk kemi punuar asnje dite aty,qe kemi marre shtetesi te huaja dhe gjeneratat pas nesh qe kane lindur jashte,nuk i fusni dot ne rrjete.Doni adresa-na jepni te drejten e votes!
PërgjigjuSe mos te kane sherbyer deri tani!!! Ka dy vjet qe sorrollatem per te rregjistruar femijen! Nuk pranohet me dy mbiemra dhe kur ju kerkon se ne cfare ligji apo vendimi e bazojme nuk dine te pergjigjen.
Përgjigju