TIRANE- Në skemën e sigurimit të depozitave nëpër banka nuk do të bëjnë pjesë vetëm individët, por edhe kompanitë. Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon përfshirjen e më shumë se 112 mijë depozitave të reja në skemën e mbrojtjes të Agjencisë e Sigurimit të Depozitave.
“Objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet projektligjit janë: zgjerimi i bazës së depozituesve të mbrojtur nga skema nëpërmjet përfshirjes së depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në depozitat e sigurueshme; përshpejtimi i afatit të kompensimit të depozitave nëpërmjet detajimit të funksioneve të likuidatorit në lidhje me përjashtimet nga listë-pagesa për kompensim”, thekson relacioni shoqërues i draftit.
/Shqiptarja.com