Projektligji i Qeverisë, rreth 2100 ish-ushtarakë dhe civilë, me mundësinë për t’u bërë rezervistë! Drafti në Kuvend, kostoja 1,5 mld lekë (DOKUMENTI)

Projektligji i Qeverisë, rreth 2100 ish-ushtarakë dhe civilë, me mundësinë për t’u bërë rezervistë! Drafti në Kuvend, kostoja 1,5 mld lekë (DOKUMENTI)

Foto ilustruese

Rreth 2100 ish-ushtarakë, apo civilë do të kenë mundësinë që të bëhen pjesë e rezervistëve të ushtrisë shqiptare.

Projektligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave tashmë ndodhet në Kuvend dhe parashikon që kostoja fillestare e aktivizimit të rezervistëve të jetë 1.5 miliardë lekë.

Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit. Mosha 50-60 vjeç, teksa ka edhe hapësira të tjera si garantimi i vendit të punës së mëparshëm dhe grada.

Ata do t’i bashkohen Forcës Ushtarake si rezervistë. Ministria e Mbrojtjes ka depozituar në Kuvend projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave “Për organizimin dhe funksionimin e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.

Në relacionin përkatës jepen edhe shpjegime dhe detaje.

“Shërbimi ushtarak rezervist shërben për të siguruar individë të trajnuar, me qëllim kompletimin e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe operacionalitetit të kërkuar, rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, të nevojshme në rastet e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, si dhe për plotësimin e detyrimeve kombëtare, në kuadër të NATO”, thuhet ndër të tjera.

Për t’iu bashkuar shërbimit rezervist dhe marrë në këmbim një pagë, kushti kryesor është që individi të jetë shtetas shqiptar dhe të mos jetë i dënuar me burg, me një vendim të formës së prerë. Në varësi të moshës që ka, rezervisti do të gradohet edhe si ushtra, nënoficer apo oficer.

Bashkë me përfitimet dhe përgjegjësitë, mbi rezervistin do të rëndojnë edhe detyrime.

“Shmangia e ushtarakut rezervist nga detyrimet në fushën e evidencës ushtarake ose nga pjesëmarrja në stërvitje, trajnime dhe operacione të ndryshme ushtarake brenda dhe jashtë vendit, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 50.000 lekë”.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë