Projektligji i ri për tarifën e administrimit të banesave, gjobë 30% në muaj për ata që s’paguajnë, deri në ndërhyrjen nga Përmbarimi (I PLOTË)

Projektligji i ri për tarifën e administrimit të banesave, gjobë 30% në muaj për ata që s’paguajnë, deri në ndërhyrjen nga Përmbarimi (I PLOTË)

Foto ilustruese

Tiranë- Ministria e Pushtetit Vendor ka hedhur për konsultim publik një projektligj, i cili ndryshon rrënjësisht ligjin aktual për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa.

Sipas draftit që përmban në total 53 Nene, qytetarët që banojnë në pallate janë të detyruar të paguajnë tarifën e administrimit të bashkëpronësisë.

Qytetarët të cilët nuk paguajnë në kohë detyrimet për administrimin në ndërtesat e përbashkëta, rrezikojnë që do të gjobiten me 30 për qind të detyrimit për çdo muaj vonesë.

Në Nenin nr. 3 të tij thuhet se:

“Ky ligj zbatohet për të gjitha ndërtesat me dy ose më shumë pronar, që shërbejnë për banim dhe/ose për përdorim të përzier si njësi shërbimi, tregtare, administrative që kanë në pronësi të përbashkët truallin, objekte, mjedisin ndihmës, në funksion dhe në përdorim, ekskluzivisht të pronarëve të njësive në ndërtesë”.

Në nenin 5 jepen detaje dhe shpjegime se çfarë nënkupton banesa apo ndërtimi në bashkëpronësi. Njësitë e bashkëpronësisë, regjistrimi dhe kadastrimi i tyre, deri në përmbajtje.

Gjithashtu përshkruhen në Nenet 8, 9 dhe 10 të drejtat e pronarëve të njësive, bashkëpronësisë apo qiradhënës, si dhe detyrimet e tyre.

Në Nenin 13 kritere edhe për ata që nuk e përdorin pronën, duke kujtuar se kanë detyrime njëlloj si ata që e përdori, përveçse kur kryesia e administrimit merr vendim tjetër.

“Pronari i njësisë që nuk përdoret është i detyruar të kontribuojë për administrimin dhe mirëmbajtjen e pronës në bashkëpronësi njëlloj si bashkëpronarët e tjerë, përveçse kur vendoset ndryshe nga asambleja e bashkëpronarëve”, thuhet në Nenin nr. 13.

Gjithashtu jepen edhe kriteret e përzgjedhjes së Kryesisë, Administratorit, të drejtat që kanë, vlera e vendimeve dhe zbatueshmëria e tyre deri te nëni 21 i projektligjit.

Në Nenin nr. 29 vijohet me pjesën më me interes, përcaktimi i tarifave ndaj përdoruesve të banesave apo njësive.

“Tarifa e administrimit për secilin bashkëpronar, si rregull, përcaktohet bazuar në shpenzimet e administrimit dhe në kuotën e pjesëmarrjes në bashkëpronësi të pronarëve të njësive. Ajo mund të korrektohet për shpenzime të veçanta, për numrin e kateve dhe për masën e përdorimit të objekteve të veçanta”, thuhet ndër të tjera në draft.

Në rast se asambleja e bashkëpronarëve nuk gjen dakordësinë për përcaktimin e tarifës, zbatohet tarifa e referencës, e miratuar nga këshilli bashkiak përkatës, e ndarë sipas zonave dhe tipoligjisë së ndërtesës, që bazohet në udhëzuesin për llogaritjen e tarifës së administrimit.

Ministri që mbulon fushën e çështjeve vendore, miraton udhëzuesin për llogaritjen e tarifës së administrimit.

Por çfarë ndodh nëse qytetarët nuk e paguajnë tarifën?

“Në rast të vonesës së pagesës nga ana e një bashkëpronari, vendoset një penalitet prej 30% të tarifës për çdo muaj vonesë. Penaliteti synon të nxisë bashkëpronarët të respektojnë afatet e pagesës, duke shmangur situata të mospagesës së administratorit/shoqërisë së administrimit që ndikojnë në tërësi në administrimin e objekteve”, thuhet në një prej neneve të projektligjit që po konsultohet.

Më tej theksohet edhe se “penaliteti ndihmon në kompensimin e çdo humbjeje potenciale që vjen si pasojë e mosdisponueshmërisë së fondeve në kohën e duhur”, duke shpjeguar shkakun pse po propozohet.

Dhe nëse bashkëpronari nuk paguan tarifën dhe kamatat e prapambetura brenda tre muajve, kryesia e asamblesë së bashkëpronësisë bën një përllogaritje të vlerës së detyrimeve të papaguara, përfshirë tarifën dhe kamatëvonesat.

Ky akt përmbledh vlerën e plotë të detyrimeve që ka bashkëpronari.

Pagesa e detyrimeve monetare për tarifën e bashkëpronësisë përmes këtij drafti bëhet titull ekezekutiv, që do të thotë se ata qytetarë të cilët nuk paguajnë, do të përballen me përmbarimin, pra me vendim zbatimi për sekuestro.

Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astriti: 20/12/2024 20:50

    Ushtroni kontrolle, verifikoni cfare nuk ka shkuar mirë deri tani pastaj ribeni ligjin.

    Përgjigju
  • Ermali: 10/12/2024 10:55

    Në pallatin tonë administratori për tere kohën nuk ka depozituar fondin rezervë në banke.Kur te ndodh difekt i rende te ashensori ose te pompa e ujit si do Ky eshte halli jone.

    Përgjigju
  • Qytetari:: 07/12/2024 10:50

    Ligji nuk te zgjidh problemin po nuk u zbatua dhe po nuk kerkove të zbatohet e te vesh para përgjegjësisë shkelësit.

    Përgjigju
  • Banor: 06/12/2024 08:16

    Administratori te mos jetë edhe ne pune shteti apo i dypunesuar,shtoheni ne ligj.

    Përgjigju
  • Banor: 05/12/2024 16:51

    Administrator nuk duhet të jetē askush qē ka lidhje me shoqērinē e ndërtimit tē asaj banese.Kjo tē shtohet nē ligj.

    Përgjigju
  • Zefi: 30/11/2024 14:44

    Perpara se te nxirni Ligjin kontrolloni si eshte zbatuar L.deri tani ne te kundert do te perfundoni me keq se deri sot.Qytetari do vazhdoje te jete fatkeq,kur fajtor jeni ju dhe vete shteti. Lum ai qe vjedh e mjere ai qe vidhet.

    Përgjigju
  • Agimi: 27/11/2024 10:08

    Ne si qytetar jemi te pafuqishem per zgjidhjen e problemeve,ndersa ju te ngarkuar me detyren per te garantuar zbatimin e ligjit,dhe jo t'na i shisni never.

    Përgjigju
  • Tomi: 24/11/2024 09:49

    Qytetar lexoni Ligjin nr.10112 dt.9.4.2009 dhe vkm nr 1056 per ashensorin dhe mos paguani lek mbi tarifen se shkoje ne xhepat e administratoreve. Mos shpresoni nga Bashkia dhe Ministria se ata na shikojne nga Mali i Dajtit.

    Përgjigju
  • Ylli: 22/11/2024 11:13

    Para nje viti administratori na stakoi ashensorin deri sa na mori 8000lek per ti "hedhur"vaji.Se cfare u be nuk morem vesh.

    Përgjigju
  • Sofo: 20/11/2024 12:50

    Me ligjin e ri do denohet banori fakir per 3000 lek,do gjobitet,do cohet ne gjykate,do i vije ne shtepi permbarimi e do i mare batanijen dhe opingat.Kur meresh me te vobektin tregon paaftesi,inferiorit,ligesi. Nese nje banor nuk "paguan" mundet te jete dhe i varfer e duhet ndihmuar e jo te denohet.Meruni me hajdutet qe nuk kane zbatuar ligjin per mbi 10 vite dhe i kemi me shumice ne mos te tjere

    Përgjigju
  • Ramizi: 19/11/2024 10:44

    Cfare mangesie ka Ligji ne fuqi per administratimin e pallateve me nr.10112,dt.9.4.2009 qe po e rishikoni.E krahasova draftin dhe eshte mbi 95% i njejte. Ne zbatim te L.kane dale 5 vkm dhe 4 U.M.plus dhe 1U.i Bashkise.Nuk mungojne L.por nuk i zbaton njeri.Ka L.por nuk ka shtet qe te kerkoje zbatimin e tyre.Ashtu si zbatohen L.ashtu eshte edhe shteti.

    Përgjigju
  • Eduardi: 18/11/2024 21:02

    Ligji eshte i mire por nuk zbatohet.

    Përgjigju
  • Sotoiri: 16/11/2024 17:12

    Per caktimin(punesimin)e administratoreve mendoj:a_Te mos jene te punesuar ne punè theater.b-Te mos jete banor i pall.kjo se banoret nuk atakohen,kane afinitete etje.c-Te punesohet nje adm.per disa pall.duke i siguruar page mbi minimalen.Ashtu si dhe ne vende te tjere.Tirana ka mbi 700 adm.d-Te kryejne kursin per adm.pall.d-Te paisen me L. dhe Vkm etje. Shtoj keto ti jepen cdo familja ose tu behen te njohura banoreve.

    Përgjigju
  • Gjergji: 15/11/2024 17:27

    Nē lidhje me emērimet e administratorēve sugjeroj 1. Duhet të jetē kusht i pērcaktuar nē ligj qē ai tē ketē minimalisht arsim tē mesēm. preferohen ata me arēsim tē lartē. 2. Për çdo pages detyrimi qē bashkēpronarēt kryejnē sipas vendimit tē asamblesē së bashkēpronarëve duhet të lēshohet kupon tatimor,dēftesē tatimore apo faturē tatimore.(kjo pasi nē praktikē konstatohen raste abuzuese nga tē "vetēemruarit aktualē si administratorē" abuzime me kuotat e vjela nēpērmjet njerēzve pa nivel e arsim mesatar tē cilēt Jo vetēm qē nuk ndihmojnē komunitetin apo nuk administrojnē, por krijojnē konflikte tē pa nevojshme me banorēt.

    Përgjigju
  • Neli: 12/11/2024 12:14

    Ne rrugen I.Tomini 2 here administratori na ka stakuar ashen.gjoja me difekt dhe na ka mare nga 1500 lek ne total 36000.Edhe pse i paguajme rregullisht tarifen cdo muaj .A duhet te paguajme ? Na ndihmoni .

    Përgjigju
  • Pensionisti: 09/11/2024 17:24

    Korigjim.Administratoret abuzojne dhe vetem abuzojne

    Përgjigju
  • Qytetari: 09/11/2024 17:22

    Mos shkruani ligje dhe harxhoni leter por kerkoni zbatimin e tyre Ligji dhe vkm ne fuqi jane te mire por nuk i zbatojne administratoret.Mungon plotesisht kontrolli dhe ndeshkimi per moszbatuesit Po vazhdoj keshtu...verifikoni disa..!? .. .

    Përgjigju
  • Pensionisti: 09/11/2024 14:54

    Adminis.abuzojne dhe vetem zbstojne

    Përgjigju
  • Elida Keta: 08/11/2024 18:47

    Shumë i mirë projekt ligji!

    Përgjigju
  • Endrit: 08/11/2024 07:37

    Pallatet të cilat nuk plotësojnë kushtet (ndriçim në koridore që mungon, dera kryesore që mungon, citofonia që nuk ekziston dhe ashensori me çip) përse duhet bërë pagesa?

    Përgjigju
  • Skarendesi: 07/11/2024 19:11

    Po ja..... kete popull. Dhe dhjam nga pleshti duan te nxjerrin. Keto tymuese qe hidhen here pas here kane si qellim ta shperqendrojne kete popull, qe ka halle pa fund. Mire na e bejne kur si terhoqem zvarre ne 90-ten sic beri Rumamia. Tani mbajme mbi kurriz regjimet(nga te 2 palet) gjate 34 viteve anarshi,degjenerim, injorance ligesi dhe vetegjygjesi. Ketu na cuan keta plerat e 34 viteve

    Përgjigju
  • Shpress: 07/11/2024 18:41

    Po mbyllin kredite e Sudeve por mbeten permbarusit pa pune, me ate rast shtojne ca administratore dhe caktojne dhe penalitete prej 30% qe tu marrin shtepite pa e ditur fare se nuk kane paguar per gjera qe nuk i ka pyetur njeri Shume te zgjuar qe lodhen duke vrare mendjen per te rrjepur kete popull.

    Përgjigju
  • Bora: 07/11/2024 12:45

    Po njerzit qe jane papune e nuk kanë buke per femijet pse nuk i per llogaritin këto po vec te marin e shtryllni ket popull me po te na i rregullojnë me fondet e tyre pallatet e pastaj te ju vene tarife

    Përgjigju
  • Dhurata: 07/11/2024 12:33

    Po 0allatet qe nuk kane administrator si do veçrojnë

    Përgjigju
  • Gazi: 07/11/2024 10:48

    Kush do i mbikeqyr shpenzimet qe bejne administratoret.Duhet transparence nga ata.per shpenzimet qe ata bejne.

    Përgjigju
  • Lindita: 07/11/2024 08:36

    Shyqyr më në fund të jetojmë me rregulla.Duhet disiplinë e fortë po mosshkatërrohen banesat.

    Përgjigju
  • Elida: 07/11/2024 08:30

    Po mir per pensionistat qe marin 100 mij lek te vjetra cfar ka menduar ministri ,cfar do beje me pare te paguajnë drita uj apo taksen per administrim se ilaçet harrijini

    Përgjigju
    • Luiza Rista: 07/11/2024 10:08

      70 % e banesave,në mos më shume,popullohen nga pensionista,që mezormbyllin muajin përtë mbijetuar . Kjo taksë duhet të marrin parasysh pagën mujore të tyre

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni