Projektligji për banesa, deklarimi i adresës brenda 6 muajve ose refuzim i shërbimit! Detyrim edhe për emigrantët

Projektligjin e ri për sistemin e adresave, i cili pritet të miratohet brenda vitit 2023 dhe të aplikohet në vijim të vitit 2024, do të zgjidhë të gjitha problematikat në lidhje me deklarimet e pasakta të bëra për adresat nga ana e qytetarëve dhe do të unifikojë shërbimet në një adresë të vetme. Menjëherë pas miratimit, brenda 6 muajve të gjithë shtetasit shqiptar që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë, duhet të deklarojnë adresën e tyre të saktë, në të kundërt do t’ju refuzohet shërbimi.

I ftuar në Report Tv, Drejtor i Përgjithshëm i  Gjendjes Civile, Vangjush Stavro sqaroi hapat që do të ndiqen për vënien në zbatim të projektligjit në lidhje me deklarimin e adresave të banesave, ndërtesave.

 “Me projektligjin e ri për sistemin e adresave, ne i japim fuqi të plotë regjistrit kombëtar të adresave, i cili është baza shtetërorë dhe baza unike ku çdo institucion dhe çdo shtetas duhet t’i referohet për të identifikuar një adresë. Pra ne kemi identifikuar që kemi një problem, ku disa institucione kanë adresa të ndryshme për shtëpinë e dikujt. Në këtë mënyrë duke referuar të gjitha institucionet bazës kombëtare të adresave, që do të jetë regjistri kombëtar i adresave, atëherë do të kemi një adresa për një shtëpi, ndërtesë apo çfarëdo qoftë. Në mungesë të kësaj baze kombëtare, secili institucion  për të kryer veprimtarinë e tij, ka regjistruar adresën në bazë të dijenisë së tyre dhe me këtë projektligj do të unifikohen ky shërbim dhe në këtë mënyrë shtetasit do të kenë një adresë të vetme. Problemi që ne duam të zgjidhim nuk është vetëm problem teknik, por edhe problem edukativ që çdo shtetas duhet të ketë gjithsej një adresë të vetme”, u shpreh Stavro.

Përveç efikasitetit, prakticitetit dhe saktësisë që regjistri kombëtar i adresave do t’ju sigurojë institucioneve, Stavro tha se ky projektligj ndihmon edhe në korrigjimin e deklarimeve të pasakta.

Teksa theksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e deklarimit të adresës brenda afatit 6 mujor që do t’ju lihet shtetasve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, Stavro tha se do të ketë bllokim të shërbimeve në rast mosdeklarimi.

“Avantazhi që do të ofrojë regjistri kombëtar i adresave, pasi nuk do të jetë vetëm sistemi që do të ketë të regjistruara të gjitha adresat por edhe nuk do të kemi më deklarime të pasakta. Në rast ndryshimi të adresës së shtëpisë, e ka të detyrueshëm çdo shtetas shqiptarë të deklarojë adresën e re, nëse nuk e bën nuk i ofrohen shërbime. Afati i deklarimit është 6 muaj dhe në momentin që lëviz nga një vend në tjetrin, duhet të deklarojë sa më parë ndryshimin e banesës.”

“Për shtetasit që banojnë jashtë vendit, përmes e-albania mund të deklarojë adresën e tyre. Ka ligj të veçantë për deklarimin e adresës nga ana e shtetasve që jetojnë jashtë vendit. Jemi të interesuar që të deklarohet vendbanimi kryesor por nëse ka edhe sekondarin”, tha Stavro.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/11/2023 00:25

    Pse shtetasit shqiptare e kane fajin qe ju e keni sist.postar dhe te adresave per faqe te zeze?! Familja ime ka patur te njejten adrese per 47 vjet,mu ne qender te Tiranes mund te thuash,afer stadiumit /Dinamo/.Ne kohen e Xhaxhit e vetmja ngaterese qe ndodhte,ishte shkalla.Ne vend te vinin ne shkallen tone,posta shkonte ne shkallen tjeter qe ndante te njejtet numra apartamentesh me ne,vetem shkalla ndryshonte,por kjo zgjidhej se njiheshim me komshijte e shkalles tjeter dhe therritnim njeri-tjetrin kur vinte ndonje zarf.Katrahura filloi me demokracine,ose anarkine me sakte.Ndertime vend e pa vend,dyndja dhe /levizja e lire/e promovuar nga Sala dhe postiere injorante e dembele qe pertonin te ngjisnin shkallet,sollen katrahuren me adresat e posten.Sot zones ku kam pas banuar Lali Eri i ka nderuar numrin,rruges i ka nderuar emrin,pallatit e apartamentit u ka nderuar numrat e prape posta nuk shkon,as aty ne Tirane,as ne Durres,nuk po flas per qytetet e tjera te medha,por duket qe vetem qytetet e vogla jane disi ne rregull.Kur dergojme zarfa ne Tirane e Durres,ose humbin,ose na kthehen se nuk u gjendet adresa! E dergova nje here nje dokument dhe me adrese banke mu ne qender te Tiranes,se aty punonte i afermi im,kur dy zarfat e pare derguar me adresen gjasme te re vendosur nga bashkia te njejtes adrese pallati qe kishim patur per 47 vjet,nje u zhduk e tjetri u kthye mbrapsh se nuk gjendej adresa /e re/.Mendoni se adresen e bankes do t'a gjenin me lehte,meqe nuk eshte pallat dhe eshte inst.i rendesishem mu ne qender?? -Joo! Zarfi u kthye mbrapsht me te njejtin justifikim-/Nuk gjendej adresa/.Ju keni per te deshtuar prape.Sa per detyrimin e emigranteve te deklarojne ku banojne,vetem nje pergjigje kam per z.Stavro:/When pigs fly!/- thuhet ketej.Ju s'jeni te zotet te keni adresa te sakta brenda vendit,tani na dashkeni te regjistroni adresat e emigranteve jashte!! Si detyroni dot edhe sikur t'ju refuzoni sherbimet,bile rrezikoni gjyq te drejtash njeriu per refuzim sherbimesh.Eshte detyra juaj te gjeni e koordinoni adresat brenda vendit,sa per adresat jashte te emigranteve-HARROJENI!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja