Projektligji për bletarinë, Krifca: Synojmë rritjen e prodhimit të mjaltit dhe certifikimin e produktit! Mbiprodhimi i vajit të ullirit? Po punojnë për një kuadër ligjor

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme projektligjin për bletarinë që më pas do t’i kalojë Kuvendit për shqyrtim. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se është hera e parë që ky sektor rregullohet përmes një kuadri ligjor, ndërsa theksoi se kanë si synim rritjen e prodhimit në vend, si edhe t’i japin vlerë produktit të mjaltit.

Ky projektligj, Krifca tha se është hartuar pas diskutimit me bletarët e shoqatat e bletarëve dhe përmes këtij kuadri ligjor do të bëhet i mundur certifikimi i produktit shqiptar, regjistrimi, si edhe kontrollet për bletërritësit apo masat administrative. Përmes unifikimit të produktit, Krifca tha se mjalti i bletërritësve shqiptarë do të shitet edhe në vendet e rajonit apo më gjerë.

“Projektvendim për sektorin e bujqësisë, projektligji për bletarinë. Do rregullojë, formalizojë procesin e prodhimit, paketimit, dhe përpunimit të produkteve të bletarisë, mjaltit. Për herë të parë vjen me një kuadër të rregulluar ligjor që do i japë vlerë produktit të mjaltit, duke synuar rritjen e prodhimit në vend. Lajmi i mirë për komunitetin e bletarëve. Çojmë në vend një premtim të mbajtur, jemi konsultuar me shoqatat e bletarëve dhe më pas do e çojmë në parlament për shqyrtim në komision dhe më pas për votim”, tha Krifca.

Ministrja u ndal edhe tek mbiprodhimi i vajit të ullirit, ku pranoi se është një problematikë, por tha se po punohet edhe në këtë sektor për një kuadër ligjor.

“Kemi një prodhimtari të lartë të vajit të ullirit por edhe të prodhimit të ullirit. 20% tregtohet si ulli dhe 80% përpunohet për vaj. Kemi pas problema sistematike me një mbiprodhim të rrënjëve të ullinjve. 10 mln rrënjë në të gjithë vendin. Që herë pas herë janë mbjellë pa një strategji që sjellin edhe mbiprodhim. 250 fabrika përpunimi, për të shoqëruar një përpunim të saktë, të rregulluar me procese certifikimi. Jemi duke punuar me kuadër ligjor edhe rregullativ. Në kontaktet me ministrin italian të bujqësisë kam shprehur gatishmërinë për të fuqizuar më shumë këtë sektor dhe zgjeruar tregun. Punë në proces, po punojmë për ta adresuar. Në 2022 kemi mbështetur me naftë për të ulur kostot e prodhimit për fermerët, në programin IPARD II kemi futur sektorin e ullirit për të rritur atë hapësirë që nevojitet për përpunimin”, tha ministrja.

Në fund, Krifca u pyet edhe se përse nuk merren parasysh kritikat e deputetit socialist Erion Braçe për sektorin e bujqësisë. Ministrja u përgjigj se është e hapur për të biseduar me çdo deputet të grupit të PS për sugjerimet në këtë sektor, aq më tepër me Braçen, për të cilin tha se ka shumë respekt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:38
Përse nuk merren parasysh propozimet e Braçes për bujqësinë? Krifca: E hapur të bashkëpunoj me të, kam shumë respekt

 

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca është pyetur se përse nuk merren parasysh propozimet e deputetit socialist Erion Braçe për sektorin e bujqësisë. Krifca tha se është e hapur të bashkëpunojë me çdo deputet të grupit të PD, sidomos me Braçen, për të cilin tha se ka shumë respekt.

“Unë këtu flas si ministre, jo qëndrime personale që janë të bazuara në shifra fakte, programe të ministrisë që janë produkt i një konsultimi me aktorët e bujqësisë, ekspertët e bujqësisë që punojnë aty prej 30 vitesh, bashkë me shoqatat e sektorit të bujqësisë dhe universitetin bujqësor të Tiranës dhe deri më tani kemi bërë kështu dhe kështu do veprojmë edhe më tej. Konsultoj politikat me grupin e PS, s’kam pasur asnjë kërkesë pa kthyer përgjigje, e hapur të bashkëveproj më këdo deputet, aq më tepër me Braçen për të cilin kam shumë respekt”, tha Krifca.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital