Prodhuesit kundër pr/ligjit për heqjen e qeseve plastike: Drafti të ndryshojë, do e çojmë në arbitrazh! Bizneset: Na dëmton financiarisht

Prodhuesit e plastikës dhe ricikluesit janë kundër projektligjit të qeverisë për heqjen nga tregu të qeseve plastike. Një vendim i tillë sipas tyre do të sillte humbje financiare të kompanive e deri faliment.

“Në 27 subjekte është investuar sot më shume se 50 milion euro dhe mbyllja e aktivitetit do të kishte pasoja të forta ekonomike dhe sociale, por dhe mjedisore se do ndërpritej dhe riciklimi”, tha Vullnet Haka president i shoqatës së konvertuesve të plastikës.

“Në 2013 kur u ndaluar importi i lëndëve si letra,plastika falimentuan 2 kompani letër, 6.5 mln euro investime, dhe ato persona sot nuk kanë as shpi dhe humbën punën 1500 punonjës”, tha kreu i shoqatës së ricikluesve në vend, Bardhyl Baltëza.

Vullnet Haka president i shoqatës së konvertuesve të plastikës në vend, tha se prodhuesit e qeseve bëjnë edhe pastrim të territorit dhe nuk duhet të dëmtohen.

“Prodhuesit e qeseve nuk janë vetëm prodhues ambalazhesh por janë edhe pastrues të mjedisit. Pasi prodhuesit përdorin në masë lëndën e parë që vjen nga riciklimi i mbetjeve nga të gjitha llojet e plastikës”, tha Haka.

Tre janë propozimet që biznesi i bën qeverisë.

“Trashësia e qeseve plastike të rënda shumë përdorimshe të bëhet nga 35 mikron në 50 mikron për anë. Qeset plastike të rënda shumë përdorimshe të prodhohen  me 100% lëndë të para që vijnë nga procesi i riciklimit dhe kompanitë që prodhojnë ambalazhe, qese plastike të marrin përsipër që në afatin kohor jo më shumë se një vit të instalojnë impiante riciklimi”, tha Haka.

Nëse qeveria nuk pranon këto propozime, bizneset paralajmërojnë ndjekje ligjore të çështjes.

“Nëse ne nuk do të dëgjohemi, ne do të vazhdojmë shkallët e ankimimit do të shkojmë në gjykatë kushtetuese dhe në arbitrazh”, shprehet Haka.

27 kompani që operojnë në këtë fushë në vend prodhojnë mesatarisht 8500 tonë qese në vit, ku 2 mijë tonë shkojnë për eksport.  Prodhuesit thonë se qeset e tyre janë cilësore, dhe pohojnë se qeset 1 përdorimshe vijnë nga jashtë pa standarde dhe kontrabandë.

“Sasia e përgjithshme e prodhimit është tek 8400-8500 tonë në vit, nga të cilat 2 mijë tonë shkojnë për eksport dhe pjesa tjetër është për tregun e brendshëm. Një pjesë e madhe e qeseve plastike jashtë standardit vijnë nga jashtë, nga pikat doganore nëpër bagazhe të makinave. Kjo sasi është 4-5 mijë tonë në vit”, pohon Haka.

Në komisionet parlamentare po diskutohet projektligji për të ndaluar prodhimin dhe përdorimin e qeseve plastike, si një masë për të ulur ndotjen mjedisore dhe në rast se miratohet hyn në fuqi në 1 qershor 2022.

Kërkesat e Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës së Shqipërisë

1-Trashësia e qeseve plastike të "rënda" shumë përdorimshe të behet nga 35 micron për anë në 50 micron për anë.

2-Qeset plastike të "rënda" shumë përdorimshe të prodhohen me 100% lëndë të para që vijnë (përftohen) nga procesi i riciklimit. (Përveç rasteve kur ligji për "food contact" e përcakton ndryshe)

3- Në kuadrin e Ekonomisë Qarkulluese kompanitë që prodhojnë ambalazhe, qese plastike marrin përsipër që në afatin kohor, jo më shumë së një vit të instalojně impiante riciklimi, në mënyrë që sasitë e prodhimeve të plastikës që do të hedhin në treg, t’i rimarrin, riciklojnë e rifusin në zinxhirin ekonomik të vlerës.

Dhe në fund duam të saktësojmë se nëse sot ka qese apo mbetje të të gjitha llojeve nëpër lumenj e mjedise të tjera natyrore, nuk është faji i mbetjeve, por i atyre që i hedhin dhe atyre që nuk i menaxhojnë. E theksojmë këtë, për të sqaruar se vendi nuk mund të bëhet më i pastër duke hequr nga qarkullimi produkte, pasi në vijim të kësaj logjike, do të duhet të ndalojmë edhe ambalazhet e ujit, detergjentëve, edhe pijeve freskuese, edhe qeset e patatinave e gjithçka tjetër.

Paralelisht me forcimin e masave dhe rritjen e standardeve mjedisore, ne duhet të punojmě për menaxhimin e integruar të mbetjeve sipas direktivave Europiane, me prioritet ripërdorimin dhe riciklimin e tyre.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'