Hyrja ne fuqi e masës administrative për përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe nuk i ka trembur tregtarët. Shumë prej tyre vijojnë të tregtojnë produkte të ndryshme me qese plastike më të holla se 70 mikron.
Nga një vëzhgim i Report Tv, duket qartë se shumë biznese nuk e respektojnë ligjin, pavarësisht se kush kryen shkelje parashikohet të ndëshkohet me 500 mijë lekë, dhe në rast përsëritje deri në 1.5 milionë lekë, deri në heqje të licencës.
Megjithatë ka dhe nga ata tregtarë që kanë futur në përdorim qeset me trashësinë e lejuar. Ato janë të riciklueshme, mbajnë deri në 10 kilogramë dhe përdoren disa herë. Por kjo, sipas tyre ka ndikuar në shitje, pasi qytetarët stepen për të paguar edhe qesen për shkak të ekonomisë së dobët.
“Duke parë vlerën se kushton, qytetarët normal që nuk e kanë prit mirë se do ta paguajnë. Ne e kemi marrë qesen. Shumica e qytetarëve këtu janë moshat e treta me 150 mijë lekë pension. 100 mijë ujë e drita, 50 ilaçe. Ku do të shkojnë. Bllokohen disa fabrika që janë cilësore dhe del kjo. Ajo një qese është”, tha një tregtar.
“Të shumtit vijnë me çanta. Këto qeset janë të trasha. Për ata që marrin një kile, gjysmë kile ka pak probleme”, tha një tjetër.
Ligji ka hyrë në fuqi prej datës 1 qershor dhe tregtarëve u është ndaluar importi, prodhimi, përdorimi dhe tregtimi i qeseve plastike njëpërdorimshme. Qëllimi i këtij ligji, është ulja e ndotjes së mjedisit. Sipas ekspertëve, një qeseje plastike i duhen deri në 1000 vjet për t’u degraduar, për shkak se plastika nuk shpërbëhet, por kthehet në mikroplastikë që vazhdon të ndotë mjedisin.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
63.8%
-
E gabuar
28.9%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2205
Lajme të tjera
-
Kosova i vetmi vend në rajon ku qeset e plastikës jepen falas, ende s'ka nisur zbatimi i ligjit për t'i paguar
9 Janar, 07:41
-
EKSKLUZIVE/ Ekspertja e SPAK: Inceneratori i Elbasanit kushtoi 22 mijë euro më shumë nga sa pagoi buxheti i shtetit! Punimet në përputhje me kontratën (DOKUMENTET)
29 Nëntor 2022, 15:24
-
Rritet me 50% çmimi i druve të zjarrit në Shkodër, Bashkia: Kadastra nuk na jep pronësinë e pyjeve
12 Tetor 2022, 21:23
-
Projektligji/ Gjobat për ndotësit e mjedisit do të rriten me 30%, rreth 2 mln lekë për ata që i djegin vetë plehrat
29 Korrik 2022, 16:04
-
Ndalimi i qeseve plastike që përdoren vetëm njëherë, ISHMT bllokon 147 kg qese! Vendos gjobë 500 mijë lekë subjektit që kishte qeset
20 Korrik 2022, 13:27
-
Sot nisin gjobat për përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, nga 500-1.500.000 lekë deri në heqje license
1 Korrik 2022, 11:52
-
Ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, nga 1 korriku nisin gjobat për bizneset! Rama: Mbrojmë Shqipërinë dhe fëmijët
26 Qershor 2022, 12:27
-
Kumbaro për Report Tv: Do reduktojmë shishet, gotat e pjatat plastike! Nga 1 korriku gjobisim bizneset që japin ende qese njëpërdorimshe
15 Qershor 2022, 18:17
-
Debati në 'Studio Live'/ Guri: Qeset plastike disapërdorimshe na afrojnë me BE! Mato: Pikë në oqean! Tosuni: Ja pse s'i zhdukëm totalisht
1 Qershor 2022, 20:35
-
Nga 1 qershori ndalohet prodhimi, përdorimi e importimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, Rama: Nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike
30 Maj 2022, 10:01
-
Kërkohet sot arrestimi, roli i Alqi Bllakos në dosjen e inceneratorit të Fierit! Falsifikoi dokumente dhe përfitoi 15 mln lekë! I sekuestrohet shtëpia e babait 144 mijë euro
29 Mars 2022, 14:02
-
Gjobë prodhuesve të qeseve plastike, shpëtojnë qytetarët
9 Mars 2022, 22:42
Shqiptaret ankohen gjithmonë per vaeferi pastaj i gjen duke levizur me benz, gjithmone ka nje arsy mos me rrespektu ligjin
PërgjigjuMos o zot duhet urgjent me I blloku qeset,se ato na bllokojn me hi ne Evrop.
Përgjigju