Projektligji për sigurimin e mjeteve! Kush ka historik aksidentesh, do të paguajë më shumë siguracion

Shkaktimi i një aksidenti në rrugë me automjet dhe dëmtimi i një pale të tretë, tashmë do ju sjellë më shumë kosto drejtuesve të mjeteve. Shumë shpejt në komisionet parlamentare pritet të nisin diskutimet për ndryshimet në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Draft i cili për herë të parë jep mundësinë e përdorimit të sistemit bonus-malus sa i takon sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, ku parashikohet që sigurimi të bëhet edhe në bazë risku.  Konkretisht nëpërmjet këtij projektligji synohet edhe sigurimi i mjeteve për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, që nuk do të jetë i detyrueshëm por që do të jetë në dorën e kompanive që të aplikohet.

Sigurimi ndaj personave që aksidentojmë  konsiston në faktin që kompania e sigurimit detyrohet të paguaj edhe për dëmin e automjetit që është dëmtuar nga klienti i tij. Por çfarë është sistemi 'bonus-malus'?

“Sistemi 'bonus-malus' është sistemi për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të siguruarit”, thuhet në projektligj.

Ky është një propozim i hershëm, dhe në rast se do aplikohet nga shoqëritë e sigurimit drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë dëme mund të paguajnë prim sigurimi më të lartë, ndërsa ata që nuk shkaktojnë dëme prim më të ulët. Sipas relacionit do të ketë prime të ndryshme për risqe të ndryshme

Nëpërmjet këtij sistemi ku primi do të vendoset në bazë risku synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve. Ndërsa pala e dëmtuar ka të drejtë të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës i pronarit të mjetit shkaktar për aksidentin.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 28/01/2021 16:46

    Perralla , ka 10 vjet qe e degjojme ..., kompanit e sigurimit jane oligarket me te medhenj, pasurohen me detyrim nga shteti e nuk demshperblejne asgje., Vetem me dallavere te gjyqtareve e avokateve ( qe kerkojne 70%),po more , ndryshe asgje. Ka drejtues mjetesh 30 vjet pa asnje askident dhe vetem paguajne jo pak sic e dini sigurimi eshte mbi 17000 leke??? Shpenzimi me i madh per nje makine sot eshte siguracioni , si mundet ???

    Përgjigju
  • Iris: 27/01/2021 03:25

    Ide shume e mire,cuditem qe nuk e paskeni!Ketu ku jetoj e kemi,por ta ngrene pagesen vetem per nje vit,me pas po nuk pate aksidente, te ulet prape,dhe me e bukura eshte, qe u ngrihet te gjithe paleve te perfshira ne aksident,pavaresisht se kush eshte fajtor.Me e keqja eshte po te plagosesh njeri gjate aksidentit,kushton me shume.Sigurisht qe palet qe nuk jane dakord ,ose vene ne diskutim demshperblimin ,si i ulet,ose i larte,ceshtjen mund ta apelojne,ose te shkojne dhe ne gjyq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja