Një kompani amerikane avionësh ka vendosur të prodhojë avionë xhet privatë me shpejtësi supersonike. Sipas Spike Aerospace, ky avion do të përgjysmojë kohën e udhëtimeve në vende të ndryshme, pasi mund të arrijë në një shpejtësi maksimale prej 1,800 kilometrash në orë.
Avioni i ri privat do të kushtojë rreth 80 milionë dollarë dhe mund të mbajë deri në 18 persona në bord.
Një nga veçantitë e këtij avioni është se ai nuk ka dritare, anët e tij janë të përbërë nga një xham i vetëm i cili lejon pasegjerët të shijojnë pamjen pa pasur nevojën të kufizohen në një dritare të vogël. Ai gjithashtu ka kamera të vendosura nga jashtë të cilat transmetojnë drejtpërdrejt pajmet në televizorët në bord.
Kompania Spike pritet të fillojë shitjet e xheteve privatë në dhjetor të vitit 2018.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com