Mario Baloteli do të rikthehet sërish në Itali pas dështimit në Angli te Liverpuli.
 
Fiorentina po projekton një shkëmbim interesant Baloteli-Gomez duke parë që edhe sulmuesi gjerman nuk ka arritur të ngrihet në nivelin e pritur nga Fiorentina.
 
Dëmtimet e shumta, por edhe problemet me ambientimin, mbi të gjitha me kampionatin italian kanë bërë që drejtuesit e Fiorentinës të tentojnë shkëmbimin me Balon.
 
Në këtë rast edhe drejtuesit e Liverpulit janë mëse të kënaqur, pasi dot largojnë italianin Baloteli që ashtu sikur pritej ka dështuar.
 
Edhe Roma nuk po rri duarkryq, teksa është në metrat e fundit të marrëveshjes për blerjen e boshnjakut, Dzeko nga City. 



d.b/shqiptarja.com