Kryeministri Rama pas hapjes së negociatave i ka kërkuar Këshillit të Evropës që t’i kërkojë falje Kosovës lidhur me raportin e Dick Martyt, pasi sipas tij është i manipuluar. Ai u shpreh se nga hetimet nuk ka asnjë provë për trafik të organeve dhe Shtëpinë e Verdhë nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

'U nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër, apo nga zëdhënsa rusë Prandaj çfarë thashë është se duke parë fakte, janë 0 fakte apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve. Kjo gjykatë e Hagës është krijuar në bazë të këtij raporti. Ka qenë ky raport përplot me gjepura që ka sjellë në jetë këtë gjykate Speciale. Nuk ka sjellë asgjë 0. Kërkojmë t’i themi botës se kjo ishte një maskaradë, nëpërmjet një sasie të madhe balte të hedhur ndaj luftës së UÇK-së, Nuk është akuzë janë fakte dhe nuk ka asnjë provë të kush e di se sa hetimeve që ka pasur trafikim të organeve njerëzorë të udhëhequr nga UÇK, që ka qenë viktimë e një sulmi të organizuar në gjithë botën. Askush nuk mund të përpiqet ta përshtjellojë në një mënyrë tjetër. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Europës dhe KiE duhet të gjejë kurajon të dalë përballë e të thotë na falni, sepse nuk mundeni, institucione kaq demokratike nuk mund ta bëjnë diçka të tillë. Në një vend që gjëra të tmerrshme kanë ndodhur. Asgjë personale, nuk e njoh, as nuk dua njoh, por është kjo që duhet bërë e ditur me emrin që ka derisa të ketë një provë sado të vogël të të kundërtës. Është e pamundur të akuzosh një popull të tërë që u çlirua nga bashkëpunimi i NATO-së dhe vendeve demokratike kundëe makinerisë së Slobodan Milloshevic dhe të hidhen në thellësinë më të madhe të plehrave gazetareske. Ka të bëjë me raportin e atyre që kanë mbështetur KE. Shqipëria është vogël të ndëryshojë fatin e një vendi me vendimmarrje të lartë, por kjo i përket të kaluarës'.- tha Rama.

Projekt-rezoluta e propozuar një ditë me parë me firmën e 11 deputetëve socialistë, u diksutua sot në Komisionin e Jashtëm, ku nuk munguan debatet mes deputetëve. Megjithëse dhanë dakordësinë për projektrezolutën e PS kundër raportit të “Dick Marty-t” për Kosovën, deputetët demokratë kërkuan në Komisionin e Jashtëm që pjesë e saj të ishte edhe dënimi i genocidit serb në Kosovë, kërkesë që nxiti jo pak debate.

Raporti i vitit 2011 i Dick Mart, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
Debate në Komisionin e Jashtëm, Alibeaj: Duhet të dënojmë gjenocidin në Kosovë! Kodheli: Katër rezoluta janë firmosur nga PS

 

Edhe pse dhanë dakordësinë për projektrezolutën e PS kundër raportit të “Dick Marty-t” për Kosovën, deputetët demokratë kërkuan në Komisionin e Jashtëm që pjesë e saj të ishte edhe dënimi i genocidit serb në Kosovë, kërkesë që nxiti jo pak debate.

Komisioni për Politikën e Jashtme po diskuton projektrezolutën e propzouar nga PS “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. PD kërkon që rezoluta e PS të bashkohet me kërkesat e PD për genocidin e Serbisë në Kosovë. Kjo ka shkaktuar debate.

Çollaku: I bashkojmë rezolutat, hajde të themi bashkarisht që Serbia ka kryer genocidë në Kosovë.  Kjo ndihmon të vërtetën dhe Kosovën. Mos ka ndokush problem me këtë?

Majko: Nuk pranojmë që rezoluta jonë me dy të tyre. Këta nuk shikojnë gjëra të përbashkëta. Në 99’ kam qenë unë e petrua në qeverisje. Kam pyetje jo retorike, shteti shqiptarë se ka dënuar genocidin serb, është turp ta mendosh! Ta vazhdoj! Është turp ta mendosh. Në 99 ka arhdur në Shqipëri kryeprokurorja Amber me përkthyes Bashën. KA takuar të gjithë drejtuesit e të gjitha institucioneve. Te vila 30 rrinte misioni i gjykatës së Hagës që hetonte në të gjithë territorin. Shteti shqiptarë në të gjithë këto kohë se ka dënuar pra serbinë, trup Luftën e Kosvoës 

Ajo që duhet të flasim është kjo: Gjithë UÇK sot është në akuzë, që shteti shqiptarë ti marri në mbrojtje. Kjo ka nisur me dosjen Dick Marty… Përpara kësaj kjo ka nisur me një dokumentë nga Rusët. Rusët e kanë hedhur topin fortë në ballkan.  Nuk do luajmë kush e do më shumë Kosovën. Por që të na akuzoni se ne s'kemi marrë pozicionim për genocidin në kosovë, thojani ndonjë tjetri, jo ne.

Deputetët e PD akuzuan kolegët e mazhorancës se janë peng i kryeministrit teksa kryetarja e komisionit Mimi Kodheli rreshtoi dhjetëra rezoluta të votuara nga mazhoranca, me thelb aktet kriminale të Serbisë në Kosovë.

Alibeaj: Kjo opozitë sot këtu, dje mazhorancë këtë çështje që po thoni ju e ka ngritur në bashkësinë europiane. Në analet e këtij parlamenti ka dhe një dokument, ku qëndrimi i këtij parlamenti ishte i përbashkët për hetimin e kësaj çështje. Por ne, se themi për retorikë, apo provokim, por duhet ta dënojmë genocidin serb në Kosovë!

Kodheli: Katër rezoluta janë firmosur nga PS që dënojnë genocidin e Serbisë në Kosovë. Janë mbi 10 vendime të marra nga Ps ose me propozim të PS që lidhen dhe dënojnë genocidin e SErbisë në Kosovë, madje në një prej tyer kërkohet që Milloshevicci ti kërkonte falje Kosovës për krimet etnike të kryera.

Deputeti demokrat Tritan Shehu bëri thirrje që Shqipëria t’i kërkojë Serbisë njohjen e Kosovës.