Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis
Ditën e sotme. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, është rimbledhur për të tretën herë për të votuar projekt-rezolutën e cila mundëson një armëpushim në Gaza, pasi nisma dështoi dy herë.
Para votimit, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis, mbajti një fjalim në të cilin foli për "sulmin ndaj civilëve, prishjen e sistemeve humanitare dhe mosrespektimin ndaj të drejtës ndërkombëtare” nga Izraeli.
"Edhe lufta ka rregulla”,- ka theksuar Francis.
Rezoluta është e strukturuar në 3 pika:
Kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar.
Thekson se të gjitha palët respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve.
Kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte i të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e aksesit humanitar.
Lajmi kryesor:
Lufta/ OKB miraton rezolutë për armëpushim në Gaza! Biden: Izraeli po humbet mbështetjen e botës, Netanyahu nuk dëshiron dy shtete








