Për çdo votë të vlefshme të marrë nga shqiptarë partitë politike që kanë kaluar 'pragun' 1% do të marrin 85 lekë. Një vlerësim i tillë është bërë në një projektvendim të të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve që ka publikuar relacionin për vlerën e votës, mbi bazën e së cilës do të shpërndahen edhe fondet për partitë në zgjedhjet e ardhshme.
Mbi bazën e kësaj përllogaritje, do të bëhet edhe shpërndarja e fondeve për partitë politike në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa do të përfitojnë vetëm 4 parti, PS, PD, LSI dhe PSD të cilat morën mbi 1% të votave në rang kombëtar, ndërsa aleatët që u futën në listat e demokratëve, rrezikojnë të mbeten sërish pa fonde.
Përllogaritja e vlerës së votave, në bazë të ligjit, bëhet duke pjestuar fondin e përgjithshëm për zgjedhjet që më 25 prill ishte 130 mln lekë (Njëqind e tridhjetë milion lekë) me 1.533.304 vota të vlefshme (një milion e pesëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e katër vota të vlefshme).
Nëse do të miratohej ky fond i parashikuar prej 130 milionë lekësh, sipas një përllogaritje të thjeshtë Partia Socialiste pritet që të marrë 'pjesën e luanit' me 65 mln lekë, PD me 52.8 mln lekë, LSI me 9 mln lekë dhe PSD me rreth 3 mln lekë.
Ky relacion pritet që të miratohet nga kryekomisioneri ilirjan Celibashi në mbledhjen e ditës së hënë në orën 11.
(Projektvendimi i KQZ)
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3959
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02