Projektvendimi për shkrirjen e Studimeve Albanalogjike, reagon Senati i institucionit: Shkel ligjin për arsimin e lartë, do ndjekim rrugët ligjore për ta ndaluar

Projektvendimi për shkrirjen e Studimeve Albanalogjike, reagon Senati i institucionit: Shkel ligjin për arsimin e lartë, do ndjekim rrugët ligjore për ta ndaluar

1685183324_2555315514488839714528664468003925900354821n.jpg

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike ka reaguar për projektvendimin e qeverisë lidhur me mbylljen e veprimtarisë së këtij institucioni. Në një deklaratë për mediat, akademiku Luan Përzhita ka thënë se një vendim i tillë është në kundërshtim me rregullat. Ai tha se vendimi ende nuk është fakt i kryer dhe se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për mos ta lejuar diçka të tillë.

“Në dijeninë time nuk mund të ndërpritet vijimësia e punës së rektorit, vetëm në raste të jashtëzakonshme. Për një normalitet, kjo është në kundërshtim me rregullat. Nuk jemi përpara një fakti të kryer, jemi në procedurë, pasi Këshilli i Ministrave ende nuk ka vendosur. Ne mendojmë se nuk ka humbur arsyeja. Ne punojmë në këtë fushë për të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë”- është shprehur Përzhita.

Ai tha se në projektvendim ka një tendencë e cila nuk dihet kujt i shërben dhe në rast të miratimit atëherë nuk do të ketë më Studime Albanalogjike.

Në një shkresë të firmosur nga rektori, Luan Përzhita, kërkohet anulimi i këtij projektvendimi me argumentimin se shkelet ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri si dhe vetë ligjin për Akademinë e Shkencave.


Lajmi kryesor:

Qeveria projektvendim për shkrirjen e Studimeve Albanologjike, anëtarët e akademisë kundër: Shkelet ligji për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor (RELACIONI)


B.V/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës