TIRANE- Dy prokurorët gjermanë që iniciuan operacionin antidrogë, kanë preferuar të vizitojnë nga afër laboratorin e kokainës të ndërtuar në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Burimet thanë se ata janë shoqëruar nga ekspertë të Policisë së Shtetit dhe prokurorët e Krimeve të Rënda.

Pjesë e kësaj vizite ka qënë dhe marja e kampioneve të drogës, lëndës përzierëse dhe disa kampione pikërisht tek fuçitë ku ndodhej i ambalazhuar, një sasi e madhe solucioni që ishte deklaruar në kufi si lëndë për të pastruar lëkurët e bagëtive. Të gjitha këto mostra do i nështrohen analizave laboratorike nga specialistët gjermanë, ku një kopje e përgjigjeve të ekspertizave do t’i vihet në dispozicion dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.