Prokurorët belg në Tiranë për Toyota Yaris, kërkojnë të marrin në pyetje Bashën, Salianji për 'Report Tv': S'kam dijeni, por inkurajojmë drejtësinë të çojë përpara çdo çështje që ka akuza publike

'Nuk kam dijeni', kështu u përgjigj deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Ervin Salinaji në lidhje me ardhjen e prokurorëve belg në Shqipëri për dosjen e ‘Toyota Yaris’, ku kërkojnë të marrin në pyetje edhe Lulzim Bashën. Në një prononcim për 'Report Tv', Salianji tha se megjithatë, inkurajon drejtësinë që t'i shkojë deri në fund çdo çështje që ka akuza publike, pavarësisht se përfshihen deputetë të PD apo PS. Sipas Salianjit, fokusi i PD është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.

"Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Por pa diskutim që çdo çështje që ka lidhje me institucionet ndërkombëtare, inkurajojmë që drejtësia të shkojë deri në fund. Jo vetëm për këtë çështje por për çdo çështje tjetër që ka pasur akuza të mëdha. Për 8 vite opozitë,  Edi Rama çfarë nuk ka thënë për ish-qeverisjen e Partisë Demokratike dhe shikoni sot se si me shkelje syri nuk ka jo vetëm asnjë përmendje të asaj që ka thënë por ka një tërheqje të plotë.  Të gjitha çështjet që ka akuza publike pavarësisht se përfshihen deputete të PD apo PS, ne inkurajojmë drejtësinë që të ecë dhe të përshpejtoj proceset të cilat pritet të shkojnë deri në fund. Ne jemi faktuar në shumë raste. Rasti i fundit ishte kanabizimi ku për shumë vite jemi stigmatizuar. Ka nxjerrë element për të shpërqendruar vëmendjen si rasti sot që paskan ardhur ca prokurorë Belg.  Fokusi jonë është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Është interesi publik dhe sjellja e Partisë Demokratike në pushtet dhe bashkë me partnerët do çlirojë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni", tha Salianji.

Prej 3 ditësh, 6 prokurorë belg ndodhen në vendin tonë, për dosjen e ‘Toyota Yaris’, ndërsa 'Report Tv' mësoi se ata nuk do të largohen pa marrë në pyetje Bashën.  Edhe pse ndaj Lulzim Bashës janë lëshuar disa thirrje për të dëshmuar nga prokuroria e Belgjikës  gjatë periudhës nga shkurti i 2019 deri në mars të 2020 dhe përgjigja e tij për të dëshmuar ka qenë zero.

3 prokurorë, 2 oficer dhe një shef policie nga Belgjika, janë takuar me prokurorë të SPAK dhe të prokurorisë Tiranë pikërisht për zbardhjen e kësaj dosje, por edhe lidhur me hetimet për një grup kriminal të trafikut të drogës, të cilët pastrojnë paratë në Shqipëri. Burime për Report Tv mësojnë se një grup kriminal i trafikut të drogës që është në qendër të hetimeve pastron paratë e aktivitet kriminal në Shqipëri, ku në të janë të përfshirë edhe zyrtarë, por ende nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë çështje.

Si u zbuluan 3.4 euro brenda makinë "Toyto Yaris

Më 22 qershor 2018, Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit akuzoi Ballën si të lidhur me 3.4 milionë eurosh që ishin të fshehura në një makinë në Portin e Durrësit dhe vinin nga Belgjika, dy ditë para se policia t'i kapte ato më 24 qershorit 2018. Kjo bëri që prokuro ta merrte Bashën në pyetje se nga i kishte marrë informacionet, i cili duke u rrezikuar për t'u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit.

Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist. Lulzim Basha u dënua nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës.

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku. Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje, ndwrsa Gjykata e Posaçme vendosi që 3.4 mln euro që u kapën në portin e Durrësit  brenda  “Toyota Yaris” do t'i kalojnë shtetit.

Një shtetas gjerman pretendoi se ishin paratë e tij dhe se i kishte sjellë për të hapur biznes në Shqipëri por SPAK dhe GJKKO nuk ia pranuan duke e konsideruar të pabesueshëm.  Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje është dënuar Elvis Vladi  nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg.  Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, Vladi do të bëjë vetëm 1 vit burg.  Çështja e nisur me bujë të madhe, ajo e 'Toyota Yaris' është sfumuar në gjykim, ku Elvis Vladi u dënua për veprat e mosdeklarimit të hollash, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut