Prokurorët e SPAK duan mandat të përjetshëm, ministri i Drejtësisë: Kërkesa është legjitime, ka nevojë për ndryshime kushtetuese

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i pyetur për kërkesën e prokurorëve të SPAK për mandat të përjetshëm, tha se kërkesa e tyre është legjitime dhe se është i hapur për diskutime.

‘Po është e vërtetë. prokurorët e SPAK kanë kërkuar që të mos ketë kufizim të mandatit të tyre. Ne e kemi marrë kërkesën, po e trajtojmë. Ky përcaktim është vënë në Kushtetutë dhe duhet ndërhyrje në Kushtetutë. Është një çështje që prej dhe jemi të hapur për bisedime. Kërkesa e tyre në vlerësimin tim është e drejtë.’-tha Manja.

Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe për dijeni të të KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasades Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zyrtarizuar kërkesën që të gjithë prokurorët e saj të kenë mandat të pakufizuar. Kërkesë e shprehur më herët por e bërë zyrtarisht vetëm përmes kësaj letre që Report Tv ka siguruar.

Në letrën e cila mbështetet nga të 15 prokurorët e SPAK, thuhet se vetëm me një mandat të pakufizuar ata do të ndiheshin mirë në punën e tyre për hetime të botës së krimit dhe politikanëve të korruptuar

Në shkresë janë firmat e të gjithë prokurorëve dhe të kreut të SPAK, Arben Kraja dhe nënvizohet se vetëm përmes sigurisë së një mandati pa kufi nuk do ta kenë më frikën së çfarë ndodh pas mandatit.

Teksa SPAK ka thuajse 3 vite që ka nisur punën, prokurorët sqarojnë se diferencimi me prokurorët e tjerë të sistemit i bën ata të cenueshëm dhe demotivon në punën e tyre, pasi pas 9 vitesh karriera e tyre është e papërcaktuar dhe mund të shërbejë si periudhë kërcënimesh dhe presionesh nga segmente të politikës dhe krimit të organizuar. SPAK thotë se domosdoshmërisht për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk mundet që një prokuror të kufizohet në kohë.

Kreu i SPAK, Arben Kraja knë korrik të këtij viti kërkoi për herë të parë zgjatje të mandatit të prokurorëve të SPAK, ku aktualisht është 9 vite, pa të drejtën për t'u rizgjedhur. 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 18/11/2021 14:20

    Normal qe e duan te perjetshem, me kete ritem as dy jete nuk i dalin per te kap nje peshk te madh.

    Përgjigju
    • Toni: 18/11/2021 20:50

      Si duket duan te kapin Boterorin e radhes ne Angli.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente