U mor i pandehur, si e ‘justifikoi’ Petrit Fusha, ish-kryeprokurori i Tiranës, resortin 'MAI-TAI'! Tokën ia fali daja, paratë babai e motra, vëllai i dënuar për drogë

U mor i pandehur, si e ‘justifikoi’ Petrit Fusha, ish-kryeprokurori i Tiranës, resortin 'MAI-TAI'! Tokën ia fali daja, paratë babai e motra, vëllai i dënuar për drogë

Afrim Shehi,Petrit Fusha dhe 'Mai Tai'

Prokurori i Durrësit Afrim Shehu, në 5 janar 2022, ka marrë të pandehur ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha, për veprën penale fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Komisioni i Vetingut referoi në prokurori Petrit Fushën që në 21 maj 2019 pas konstatimeve të problemeve serioze me justifikimin e pasurisë. Petrit Fusha dha dorëheqjen si prokuror më datë 27 shkurt të 2019, pasi Komisioni i Vetingut i dërgoi dosjen e hetimit të pasurisë së tij si dhe i kaloi barrën e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të KPK-së.

Dosja shkoi fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, më pas në SPAK dhe në fund shkoi për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit. Pas hetimeve të thelluara, prokurori Afrim Shehu ka vlerësuar se ish figura e lartë e drejtësisë duhej të merrej në përgjegjësi penale.

“Nga hetimi i çështjes, rezulton së shtetasi Petrit Fusha, në deklaratat periodike vjetore dhe gjatë procesit të rivlerësimit, ka deklaruar rrethana të rreme në lidhje me pasuritë që ai disponon dhe që kishte në pronësi, për mënyrën e fitimit të pronësisë mbi këto objekte dhe sipërfaqe toke, si dhe ka kryer veprime fiktive në lidhje me dhënien me qira të disa objekteve në pronësi të tij, pasi ka rezultuar se qiramarrësit nuk kanë patur aftësi financiare për të paguar të ardhurat nga qiraja si dhe shtetasi Petrit Fusha nuk ka deklaruar shpenzime të kryera  në lojërat e fatit gjatë viteve 2010 deri në 2016, shpenzime që kapin vlera të konsiderueshme financiare. Lidhur me rastin në fjalë, prokuroria po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të çështjes penale”, njofton Prokuroria.

Po cilës pasuri i referohet Prokuroria e Durrësit? Pasurie kryesore dhe më e dyshimtë e Petrit Fushës është Resorti “MAI-TAI” me sipërfaqe mbi 2 mijë m2 në Farkë. Shqiptarja.com ka raportuar prej kohësh skemën e dyshimtë të deklaruar nga Fusha për ngritjen e këtij resorti. Sigurisht që i takon gjykatës verdikti përfundimtar nëse ky resort është ndërtuar apo jo me para të ligjshme, por skema e deklaruar ngre dyshime të forta, ndërsa prokuroria ka zbuluar se Fusha ka luajtur edhe bixhoz për 6 vite me radhë me para të pajustifikuara.

Në lojë daja, babai dhe motra

Në deklaratën fillestare të pasurisë, në vitin 2003, Petrit deklaron se daja i ka dhuruar një tokë bujqësore, me sipërfaqe 2000 m2, në fshatin Mjull-Bathore të Tiranës. Mbi këtë tokë, ish-prokurori Fusha ka ndërtuar një godinë, projektuar për hotel, me sipërfaqe ndërtimi 1117.3 m2. Fillimisht, kati i parë i godinës ka funksionuar si bar-restorant.

Në deklaratën e pasurisë, Fusha thotë se paratë për ndërtimin e godinës i ka dhënë babai dhe motra, konkretisht me 11 500 000 lekë ka kontribuar babai dhe me 6 000 000 lekë ka kontribuar motra. Pra, Petrit Fushës i ka dhënë babai dhe motra 157 mijë USD. Vlera e godinës është 34 500 000 lekë ose rreth 300 mijë USD.

 Për të mbuluar tërësisht koston e ndërtimit, Fusha thotë se ka marrë një kredi 13 600 000 lekë si dhe ka shitur një tokë bujqësore me sipërfaqe 3600 m2. Disa vite më vonë, pikërisht në vitin 2007, ish-prokurori Fusha deklaron se ka shtuar vlerën e godinës me një pishinë dhe ambiente ndihmëse në objektin bar-restorant, ku investimi shtesë është 25 000 000 lekë.  Për shtimin e ambienteve ndihmëse, kreu i Prokurorisë së Tiranës deklaron se ka marrë një kredi me vlerë 235 mijë euro me interes 8 për qind.

Ndërkaq, në vitet 2003-2006, bashkëshortja e Petrit Fushës deklaron fitime nga bar-restoranti në shumat 4 100 000 lekë, 4 900 000 lekë, 5 000 000 lekë dhe 4 900 000 lekë. Në vitin 2007 dhe në vazhdim, zonja e ka dhënë restorantin me qira, me 50-60 mijë euro në vit. Për 10 vite, 2007-2017, çifti ka fituar mbi 500 mijë euro vetëm nga qiraja e restorantit.  Gjatë vitit 2007, Fusha thotë se daja i ka falur një tjetër pasuri të paluajtshme, konkretisht i ka dhuruar 2050 m2 tokë arë.

 Më 02.07.2015, ai thotë se prindërit i kanë dhuruar tokë arë me sipërfaqe 1750 m2 në Tiranë, me vlerë 600 000 lekë. Po sipas deklaratës fillestare të pasurisë, Fusha rezulton pronar i një tjetër toke bujqësore me sipërfaqe 700 m2, me vlerë 1 000 000 lekë asokohe si dhe pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 115 m2.

Vetingu e përjashtoi Petrit Fushën nga drejtësia

Në 4 prill të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari, ka vendosur që të ndërpresë procesin e Vetingut dhe për përjashtojë për 15 vjet nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Petrit Fusha, më parë kreu i Prokurorisë së Tiranës. Dy muaj më vonë, Komisioni i Vetingut e referoi rastin e Fushës në prokurori.

Petrit Fusha i ka dhënë dorëheqjen një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar rezultatet e verifikimit si dhe ka kaluar barrën e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të KPK. Konkretisht, KPK i ka dërguar rezultatet e verifikimit më datë 27 shkurt të 2019, ndërsa Petrit Fusha ka paraqitur dorëheqjen në datën 27 shkurt të 2019.

Në njoftimin e dorëheqjes, Petrit Fusha shprehej se “Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta”.

Petrit Fusha ka ushtruar detyrën e prokurorit nga viti 1997 deri më 28 shkurt 2019, kur vendosi të largohej nga sistemi. Ai ka punuar në prokurorinë e Tiranës për një periudhë 15 vjeçare dhe u emërua drejtues i kësaj prokurorie në vitin 2013. Në vitin 2017, Fusha u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme.

Raporti: Vëllai i Fushës, trafikant droge

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka referuar njw raport sekret nw Komisionin e Pavarur të Kualifikimit pwr figurën e Petrit Fushës. Nw raport thuhet se ish kryeprokurori i Tiranës kishte fshehur dënimin e vëllait të tij, Sulejman Shkalla, për trafikim droge në Spanjë.

“Mosdeklarimi nga ana e subjektit për përfshirje në veprimtari të krimit të organizuar të ‘personit të lidhur’..., i cili po vuan dënimin në Castellon 2/Spanjë, për trafikim të narkotikëve, e ngarkon subjektin e rivlerësimit Petrit Fusha me përgjegjësinë e fshehjes së fakteve dhe të plotësimit të pasaktë dhe me vërtetësi të deklaratës për kontrollin e figurës.... Për subjekti Petrit Fusha administrohen informacione konfidenciale dhe informacione të tjera, nga të cilat ngrihen dyshime të arsyeshme për aplikimin e tij apo për kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar...Në këndvështrimin e përgjithshëm të kontrollit të pastërtisë së figurës së një subjekti rivlerësimi, në rastin tonë në cilësinë e prokurorit...e bën subjektin e rivlerësimit Petrit Fusha një individ që mund të vihet nën presion nga strukturat kriminale...”, thuhet në raport.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 29/07/2022 08:21

    Epo sikur nuk shkon kjo puna e faljes së pasurisë. Jo për gjë, por shumë shqiptarë nuk flasin pse prindërit nuk e ndanë barabartë pasurinë tek fëmijët. Për mos thënë që ka jo pak që edhe kanë vrarë për pronën. Kurse këta falin pasuri me qindra milionë lekë. Mendoj që të gjithë ata që dalin nga sistemi prej vetingut, duhet të dënohen dhe t'u konfiskohet pasuria. Ndryshe asgjë nuk do ndryshojë.

    Përgjigju
  • Iris: 29/07/2022 01:47

    Te gjithe kemi prinder e te aferm,te gjithe dolem njelloj nga komunizmi,por prinderit tane edhe pse ne punera te mirepaguara relativisht, as nuk kane pasur,as na kane dhuruar 157 000 $,as gjysmen,as cerekun e tyre,kurse ketij i paska rene <<llotaria>> dhe daja ose nuk ka femije,ose ia ka dhuruar tokat me qellimin per t'u bere ortake ne te ardhmen ne fitimet e hotel-restorantit,sepse te aferm kemi dhe ne,por si kemi kaq <<filantropike>>.

    Përgjigju
  • leon: 28/07/2022 22:39

    Eshte e habiteshme qe prokuroret dhe gjyqetaret jane njerezit me me fat sepse te gjith keture ju falin toka, lek, prona, shtepi,lokale hotele.... O Zot keta duhet te kalben ne burgje.

    Përgjigju
  • Emri: 28/07/2022 21:24

    Është copë bajge ngado që ta zësh albania.

    Përgjigju
  • Tiku: 28/07/2022 20:51

    Ky me Adriatik Llallën për 5 vjet kanë bërë aq para sa kanë siguruar të ardhmen jo nipra e mbesa por edhe qentë e macet. Ky, Rovena Gashi me Burrin, Agron Gjana kanë qënë thjesht një bandë që kanë vënë pasuri në sajë të Pozitës zyrtare

    Përgjigju
  • vlora: 28/07/2022 20:29

    Shqiperia qenkish nje nevojtore e madhe.Si mundet kryeprokurori i kryeqytetit te kete vellan trafikant?Cben spak pse e delegon ceshtjen ne dures apo qe te zbutet denimi dhe te kaloje me nje gjobe.Ketij i duhet sekuestruar pasuria dhe duhet futur ne burg.Populli kete e paguante per te denuar keqberesit po ky qenkish keqeberesi me i madh.Ketu qenka bere nami dhe asnje nuk shqetesohet

    Përgjigju
  • dori: 28/07/2022 20:24

    ja ka vene syrin Samir Mane Mai Tait me kohe. sivjet nuk i lane as me punu te shkretet qe mundesisht tja dorezonin me doren e vet pronen, kshu qe mos mendoni se po vendoset drejtesia e shumedeshiruar ne vend, por jane thjesht pune pazaresh ku me I forti perfshin shtetin (edin+gjykatat+mediat) qe i ka te blera dhe fiton. kaq eshte

    Përgjigju
    • Loni: 29/07/2022 08:36

      Kjo qe thua ti me duket me e sakta, Se 30 vjet prokuror dihet qe do vesh pare po me indershmi ne bot te jesh

  • hetuesi: 28/07/2022 20:06

    po pati bere pidlleqe,,arrestojeni dhe merrini pasurine...

    Përgjigju
  • Doni: 28/07/2022 19:45

    O lale pse mo mos erdhen amerikane apo franceze ta Benin kete vend!? Po keto figura Jan Po keto sorrollaten nen siglat e partive politike. Apo u prishen interesat politike edhe dilte I mire tani! Sdoni me e ber kete vend se prap selektive Jan gjerat me rrumpalla qe kryeqeverisin e opozitar. Atij I plasi era mbasi I mbaroj mandati presidentit pse nuk e shprehet me perpara apo ishte I mire! Neveri e gjalle jeni e gjithe shtresa politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS