TIRANË-Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është paraqitur sot për vettingun prokurori i Lushnjës Arben Dyla. Gjatë seancës detaje shumë të çuditshme janë zbuluar për prokurorin i cili duket se paralelisht me 'drejtësinë' paska bërë edhe 'bankën' duke dhënë 'kredi' për një tjetër qytetar.
Prokurori deklaron se i ka dhënë një shtetasi 50 mijë euro hua, kontratë për 5 vite. Shtetasi A. K ka marrë 50 mije euro nga prokurori me interes 2 % mbi kapitalin. Që do të thotë se shtetasi do jepte 1 mijë euro në muaj interes tek prokurori. Huamarrësi do t'i paguante prokurorit 60 mijë euro interes ose 110 mijë euro për 5 vite, pra 60 mijë euro mbi huanë e marrë.
Prokurori ka sqaruar se shtetasi A. K nuk merrte dot kredi në bankë se i kishte të bllokuara dhe ai e ka ndihmuar.
Nga ana e KPK nënvizohet se me kontratën e huasë në dhjetor 2016, prokurori ka nisur të banojë në apartamentin që kishte lënë peng AK tek prokurori. KPK thotë se prokurori Dyla 50 mije euro nuk i ka deklaruar në 2016-n si hua të dhënë e as burimin e të ardhurave. Në rubrikën të dhëna konfidenciale ka shkruar vetëm numrin e kontratës dhe asgjë tjetër. Në vetting ka deklaruar se janë të ardhura nga puna e tij dhe e bashkëshortes
KPK thotë se po bëhet hetim vetëm për pasdurinë edhe pse Dyla ka kërkuar riçelje hetimi edhe për kriterin e profesional dhe integritetin moral. Sipas KPK do të vlerësohet çdo provë dhe në qoftë se do të jenë bindëse do të vendoset nëse do të riçelet apo jo hetimi.
Arben Dyla është prokurori i cili ka hetuar edhe pretendimet e serbëve për shtëpinë e verdhë në Mat për trafik organesh. Trupa e sotme e vettingun përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli. Dyla shoqërohet nga avokatja Antoneta Sevdari
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.9%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’
28 Janar, 15:42
-
Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht kreun e Prokurorisë së Lushnjës! KPK i gjeti Arben Dylës probleme me pasurinë
28 Janar, 15:31
-
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen (VIDEO)
28 Janar, 14:53
Derri dhjamin do ta leri atje ku e ka marre ketu do te jemi e do te shohim
Përgjigju/ARBER/,jam dakord me komentin tuaj.Menyra si e ka bere pasurine,si e justifikon,permbledh dhe anen morale dhe ate profesionale.Ky ne Lushnje dhe cfare ka bere,po te ishte ne qytetet e medhenj,e imagjinoni dot?! Megjithate me ben pershtypje sa lehte e ka dhene huane,pasi personi duket qe ka patur probleme te mepareshme, gjykuar nga veprimi bllokues i bankes ndaj tij.Sa here degjojme per incidente,shpesh te pergjakshme ne mes borxhlinjve dhe huadhenesve dhe fajdexhijve.
PërgjigjuCfar prokurori eshte ky kur ben te tilla gafa
Përgjigjunuk jane gafa jane te mirmenduar dhe ky ehste nje kriminiel, njesoj si ata me te cilet eshte mare e bashkepunuar.
Kjo s'ishte degjuar deri me tani, mashtrimi i ketij eshte më naivi deri tani, biles inkriminon drejtperdrejt veten,,, çar duhet ana profesionale apo integriteti moral,,, tek e fundit pasuria eshte ajo qe i perfshin te dyja,ose te pakten pjesen morale po e po. Po te kaloje ky, eshte skandal. Nuk eshte gje ai Lulo, apo ato te basteve, ky jua kalon te gjitheve me kete budadallek.
PërgjigjuKy quhet peshk i vogel apo i madh?
PërgjigjuDhenia e lekeve me fajde eshte veper penale. Te arrestohet menjehere.
Përgjigju