TIRANE- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vihen zyrtarisht në akuzë nga Prokuroria e Posacme (SPAK) për mos deklarim të hollash në kufi. Pak para se të bëheshin dy javë nga nisja e këtij hetimi, prokurori Klodian Braho i ka komunikuar akuzën avokatit mborjtës të Llallës.

Zgjatjen e këtyre hetimeve e ka kundërshtuar edhe vetë ish-kryeprokurori disa herë në gjykatë, ndërsa kjo kërkesë është rrëzuar duke miratuar afatet e prokurorit Braho.

Fillimisht ky hetim nisi me katër akuza përfshi korrupsionin e madh, pastrimin e parave, shpërdorimin e detyrës si dhe mos deklarimin e parave në kufi.

Por pas dy viteve ajo çka prokuroria ka mundur të faktojë edhe pse ende s'ka një deklaratë publike është vetëm vepra penale e mosdeklarimit të të hollave.

Por cfarë parashikon shkelja e ligjit në këtë formë?

Sipas kodit penal neni 179/a mos deklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi në hyrje ose në dalje të territorit shqiptarë përtej vlerës së parashikuar nga ligji dënohet me gjobë deri në 2 vite burg.

Sipas legjislacionit shqitparë detyrimi ligjorë është deklarimi i cdo vlere mbi 1 milion lekë apo 10 mijë euro apo dollarë.

Ende nuk dihet shuma për të cilën është vënë nën akuzë Llalla por sipas hetiemve dhe legjislacionit duhet të jetë mbi këtë vlerë për aq kohë sa ai është vënë nën akuzë.

Më herët gjykata i sekuestroi Llallës edhe disa prona ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se ato ishin përfituar në mënyrë të ligjshme.

Ish-kryeprokurori Llalla pati dhe përplasjen me ish-ambasadorin Aleksandër Arvizu ndërsa ky i fundit e cilësoi si peshku i madh i korrupsionit.

Ndaj Llallës dhe familjes së tij është marë edhe masa e bllokimit të hyrjes në SHBA, vendim i marrë nga sekretari i shtetit në Amerikë të cilin Llalla aktualisht e ka kundërshtuar me anë të një studio lobimi.