Prokurori mbylli çështjen e plagosjes me thikë të 5 besimtarëve në xhaminë ‘Dine Hoxha’, imami Kalaja: As të plagosurit s’u thirrën fare për të dëshmuar

TIRANË-Pas lajmit se Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19 prill të këtij viti në xhaminë "Dine Hoxha" në kryeqytet, Rudolf Nikollajt plagosi me thikë 5 besimatrë ka ardhur edhe reagimi i imamit të xhamisë.

Vendimin për mbyllje të hetimeve dhe dhënien e thjesht masës së "mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor", imami Ahmed Kalaj ngre dyshime për hetimet pasi sipas tij as të plagosurit nuk janë pyetur. Imami ka publikuar dosjen e plotë të hetimeve

"Publikojmë për të gjithë ju mbylljen e hetimit mbi rastin e plagosjes së ndodhur në Ramazan.  Çfarë bëhet? Ku synojnë? As thirrje të të plagosurve?? Sikur të jetë ndonjë familjar i prokurorit viktima e radhës?! Vjen erë apo më duket mua????", shkruan ai.

Kalaja ka publikuar dokumentin e prokurorisë që bën me dije mbyllje të hetimeve ndaj Rudolf Nikollajt dhe kërkesën e saj drejtuar gjykatës për dhënien e masës ‘mjekim i detyruar’ ndau autorit të plagosjes së pesë besimtarëve.

Për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, thuhet në dokumentin e pëfundimit të hetimeve, Rudolf Nikollaj nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre. Nikollaj, sipas prokurorit, prezanton risk te larte për sjellje të paparashikueshme.

Për gjithë këto arsye, prokurori e cilëson se ai nuk mund të akuzohet për veprën penale "vepra me qëllime terroriste". Më 19 prill të këtij viti Rudolf Nikollaj sulmoi me thikë pesë persona në xhaminë "Dine Hoxha" në rrugën e Kavajës.

Report Tv siguroi videon ekskluzive nga sulmi në xhaminë "Dine Hoxha" te rruga e Kavajës, ku dukej Rudolf Nikollaj, i cili fillimisht hyri me qetësi në xhami, teksa në dorën e djathtë mbante thikën. Më pas ai filloi të sulmojë besimtarët një e nga një duke i gjërmuar me vrap. 2 prej besimtarëve i plagosi brenda xhamisë, ndërsa më pas doli jashtë saj duke sulmuar edhe 3 besimtarët të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas sulmit ai mori biçikletën për t'u larguar, por u ndalua nga kalimtarët dhe besimtarët të tjerë deri sa u arrestua nga policia.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar