Alfred Progonati,drejtuesi i strukturës së dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme mësohet të ketë dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Shkak i kësaj, mësohet të ketë qënë ngarkesa e madhe e punës që prokurori Progonati ka pasur gjatë kësaj kohe, pasi njëherësh veç strukturës së dekriminalizimit ka pasur dhe Drejtorinë e Inspektimit të punës së Prokurorive në Rrethe.
“Shqiptarja.com” ka mësuar se dorëheqja e Progonatit është bërë me mirëkuptimin edhe të kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili nga sa mësohet mendohet se zëvendësimin e prokurorit Proganati e ka bërë me një grua,dhe pikërisht Rovena Gashin.
Kjo e fundit bashkë me prokurorin Madrid Kullolli, do menaxhojnë të gjithë formularët dhe do kryejnë hetime të mëtejshme për të faktuar inkriminimin e zyrtarëve të lartë me krimin dhe pastërtinë e figurës së tyre.
Kjo strukturë, do ketë mbështetjen edhe të një Oficeri të Policisë Gjyqësore, ku sipas burimeve mësohet të jetë Albert Muça, si dhe dy specialistëve të tjerë juridikë dhe një specialisti IT. Struktura është ngritur me vendim të kryeprokurorit Llalla, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit kundër dekriminalizimit.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com