Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri insistoi, duke iu drejtuar Prokurorisë, që të paraqesë prova bindëse kundër tij.

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka theksuar se është në atë sallë për të paraqitur provat. Ai i është drejtuar Tahirit se përmendet në përgjime, ndërsa një gjë të e tillë nuk ndodh me deputetë të tjerë.

“Ne kemi paraqitur të gjitha provat ku implikohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në përgjime flitet vetëm për ministrin e Brendshëm e asnjë deputet tjetër, as për deputetë të Vlorës, Tiranës, e asnjë tjetër. Ministri i Brendshëm qarkullon me të njëjtin automjet, që qarkullojnë edhe trafikantët”, iu drejtua Hajdarmataj, Tahirit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com