TIRANE - Prokuroria kërkon 25 vite burgim për pedofilin Ardian Prrenjasi, mbi të cilin rëndojnë dy akuza, ajo e marrëdhënies homoseksuale me të mitur kryer me dhunë dhe Heqje e paligjshme e lirisë. Kërkesa për dënimin e Prrenjasit është bërë nga prokurori i çështjes Ramadan Troci, ndërsa vetë i akuzuari nuk ishte i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokatja e tij Vjollca Pustina.
Një tjetër kërkesë e organit të akuzës ka qenë dhe kushtëzimi që Ardian Prrenjasi, nuk duhet të përfitojë nga lirimi me kusht përgjatë viteve që ai do të dënohet me burgim. Ardian Prrenjasi u arrestua rreth 1 vit më parë, pasi dyshohej dhe si autor i rrëmbimit e më pas vrasjes së Julian Çelës, por kjo akuzë nuk u provua asnjëherë ndërsa 11-vjeçari është ende person i zhdukur.
Dy akuzat që rëndojnë mbi Prrenjasin janë vetëm për ish-fqinjin e tij, i cili falë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit arriti të shpëtojë pasi ishte rrëmbyer e më pas dhunuar nga Pedofili.
Vendimi për dënimin e Prrenjasit pritet të jepet javën e ardhshme, ndërsa vetë ky i fundit paçka se pranoi në fillim të ketë dijeni për Julian Celën e mohoi më pas këtë akuzë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

të Laprakës, asnjë gjurmë për Çelën">