Prokuroria: Breivik i sëmurë mendor 
Vendimi i Gjykatës më 24 gusht

Prokuroria: Breivik i sëmurë mendor <br />Vendimi i Gjykatës më 24 gusht
OSLO- Përfundon procesi gjyqësor në ngarkim të Anders Breivik, autori i masakrës së korrikut të vitit të kaluar ku mbetën të vrarë 77 persona. Deklarata e fundit e Breivik në sallën e gjyqit ka qën ë shpjegimi në lidhje me masakrën e kryer prej tij. Ai theksoi se qëllimi i sulmit të tij ishte “ të ndalonte pushtimin mysliman të vendit” Prokurorët e cështjes kanë kërkuar që Breivik të njihet si i sëmurë mendor dhe t’u nënshtrohet terapive intensive. Pasi ka dëgjuar të dy palët, akuzën dhe mbrojtjen trupi gjykues ka deklaruar se vendimi për Breivik do të shpallet më 24 gusht. 

Seanca e fundit e procesit gjyqësor ndaj Breivik është shoqëruar me një protestë të familjarëve dhe të afërmve të viktimave të tij në ishullin Utoja.
Ndërkaq kjo seancë nuk u transmetua nga asnjë media në Norvegji, pasi në një marrëveshje të përbashkët mediat vendosën të bojkotojnë seancën pavarësisht interesit të madh të publikut për këtë çështje, por në shenjë proteste ndaj veprimeve ekstremiste të tij. 
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë