LEZHË – Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 15 vite burg dhe 2.4 mln lekë për 8 komisionerët e Qendrës së Votimit në Dragushë të Lezhës . Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe deformim të rezultatit te zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Mësohet se masa u morën edhe ndaj kryetarit dhe nënkryetarit të Qendrës së Votimit, për të cilët u kërkua që të përjashtohen për 3 vite nga funksionet publike

Sakaq më 22 qershor pritet të jepet vendimi final ndaj 8 komisionerëve, pas kërkesës së bërë nga avokati i tyre.

Kandidati i opozitës Rrok Rroku i cili humbi zgjedhjet në Dajç përballë kandidatit të mazhorancës Gjergj Doçit, paditi për shkelje dhe deformim të rezultatit komisionerët, Lulzim Paloka, Ndoc Marku, Pjetër Marku, Pal Prendi, Gentian Kovaçi, Gent Marku, Mark Kola dhe Zef Gjoni.

(aq/shqiptarja.com)