Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit memorial të Fierit, Rudina Degjonin! E akuzon për shpërdorim detyre

Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit memorial të Fierit, Rudina Degjonin! E akuzon për shpërdorim detyre

Rudina Degjoni

FIER- Prokuroria dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit memorial të Fierit, Rudina Degjonin nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria arriti në këtë konkluzion pasi përfundoi hetimet për Degjonin e cila në kundërshtim me ligjin ka lejuar të kryehen procedurat e botoksit të stomakut te pacientët, por me preparate mjekësore që nuk janë blerë nga spitali.

Më konkretisht, preparatet e botoskit të stomakut vinin në rrugë të tjera jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre. Prokuroria sqaron se kjo procedurë, është jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një institucioni shëndetësor publik.

“Prokuroria dërgon në gjyq Drejtoren e Përgjithshme të Spitalit Memorial në Fier nën akuzën për ‘Shpërdorim detyre’

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka  përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të shtetases R.D., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm pranë Spitalit Memorial Fier, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Nga hetimet është provuar se e pandehura në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurorimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre.

Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurorimit publik, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve, duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz per jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një një institucioni shëndetësor publik.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 18/09/2023 15:03

    Nuk ka drejtor qe nuk vjedh , te hetohen te gjith drejtoret e Njvksh-ve te veriut per leket qe kane vjedhur keto tre vitet e fundit ?

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 18/09/2023 13:14

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken ne shkoder Dhurata uruci per Korrupsion mosdeklarimi pasurise, mjekja me dy fytyra modifikon diagnozat per kempe kundrejt rryshfetit. 900 milion lek cash pasuri ne shtepi

    Përgjigju
    • Bledar: 10/10/2023 12:21

      Kjo drejtoresha me ke infermier bashkepunon.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari