Prokuroria e Catanzaros kërkon gjykimin e grupit prej 25 personave të arrestuar për pastrim parash, mes tyre edhe një shqiptare
Prokuroria italiane Catanzarro
Prokuroria e Catanzaros kërkon gjykimin e grupit kriminal prej 25 personave të arrestuar për pastrim parash.
Në mes të emrave, për të cilën prokuroria kërkon kalimin për gjykim është edhe 30-vjeçarja Sona Vesholli, e lindur në Shqipëri dhe banuese në Torino të Italisë, e cila dyshohet se është pjesë e grupit famëkeq kriminal Bonavota të Sant’Onofrio.
Hetimi, i vërtetuar nga përgjimet, do të çonte në dokumentimin e anëtarësimit të klanit Sant’Onofrio me katër subjekte, me qëllim lehtësimin e veprimtarive të pastrimit të parave në për llogari të bandës kriminale nga shoqëri fiktive italiane, qipriotë dhe hungareze.
Shkaku që çoi në vënien pas prangave të grupit kriminal ishte një mashtrim i kryer në vitin 2017 ndaj një investitori nga shteti i Omanit, i cili kishte paguar shumën prej 1 milion eurosh me premtimin për marrjen e 30% aksioneve të një kompanie, së cilës i kishte një kompleks imobiliar në Budapest.
Më pas grupit iu sekuestruan rreth 3 milionë euro si pasojë e kontrolleve intensive nga bashkëpunimi ndërkombëtar i policisë gjyqësore italiane me autoritetet hungareze, qipriote, franceze, daneze dhe britanike dhe me koordinimin e Eurojust, shkruan media itailiane .
A.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
77.3%
-
Jo
16.3%
-
Ndoshta
6.4%
Vota total: 203
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Furgoni me turistë shqiptarë përplaset në Katania të Siçilisë, 16 të plagosur (FOTO)
20 Korrik, 17:39
-
Braktisi nënën invalide për të shkuar me pushime, arrestohet për vrasje me dashje gruaja në Itali
20 Korrik, 14:38
-
Itali/ 7-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në liqen, babai kërkon drejtësi
19 Korrik, 16:51
-
Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali
19 Korrik, 13:37
-
Prokuroria e Romës çon për gjykim ish-drejtuesit e Juventusit
18 Korrik, 13:59
-
Të kërkuar në Shqipëri për kultivim kanabisi e mashtrim, arrestohen 2 të rinj në Spanjë e Itali
17 Korrik, 08:32
-
Një gjarpër në ashensor, shikoni videon
12 Korrik, 20:56
-
Itali/Shqiptarit i gjejnë 979 pako me hashash në banesë dhe 30 mijë euro
12 Korrik, 18:53
-
Vidhnin sende me vlerë, shkatërrohet banda e grabitësve në Itali, në pranga 4 shqiptarë
12 Korrik, 17:45
-
VIDEOLAJM/ Delfini përfundon në breg, momenti pushuesit kureshtarë e kthejnë në det të hapur
11 Korrik, 16:49
-
Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 80 kg kokainë të pastër
11 Korrik, 10:58
-
Itali/ Grupit kriminal italo-shqiptar i sekuestrohen prona me vlerë 2 milion euro, mes tyre dy Ferrari luksoze dhe 476 mijë euro cash
10 Korrik, 17:20