ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit pak kohë më parë ka vendosur të pezullojë hetimin e procedimit penal për akuzën e “Vjedhjes” me anë të mashtrimit ndaj biznesmenit Eduart Belegut. Vendimi është marrë nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, ndërkohë që tashmë çështja “vuloset” përfundimisht, pasi disa ditë më parë Gjykata e Tiranës, me një vendim të sajin vendosi të shpallë të zhdukur Eduart Belegun. Ky i fundit është arrestuar në muajin nëntor 2009, pas një materiali të referuar nga zyrtarë të Policisë së Shtetit.
Pikërisht në këtë kohë bashkë me biznesmenin e njohur, janë arrestuar dhe tre shtetas të tjerë Artur Belegu, Tonin Gjonaj drejtor i “Albanian Crom” si dhe Fatos Pengu. Në kohën kur policia ka prangosur në zyrën e tij, në ministrinë e Ekonomisë, Belegu ushtronte funksionin e këshilltarit të ministrit Dritan Prifti si dhe njëherësh administrtonte kompanisë e Fero-Kromit “Darfo”.
Sipas burimeve të prokurorisë së Elbasanit drejtuesit e lartë të “Darfo”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkaktuar një dëm shtetit në shumën prej 6 milion e gjysëm euro gjatë perjudhës 2004-2007, kohë në të cilën kanë marrë me koncesion Uzinën e Ferrokromit në Metalurgjikun Elbasan. Lidhur me këto akuza, në gjykatë janë përballur vetëm tre persona, ndërkohë që çështja ndaj Eduart Belegut është pezulluar.
Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com