
Numri i fëmijëve ukrainas të vrarë ka arritur në 231, ndërsa i atyre të palosur në 427 .
Lajmi u bë i ditur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kievit në Telegram, raporton "UNIAN".
Numri më i madh i viktimave të vogla është regjistruar në rajonet Donetsk, Kiev, Kharkiv, Chernihiv, Kherson, Lugansk dhe Mykolaiv.
Dje u mësua për vdekjen e një vajze 17-vjeçare në qytetin Polohy, në rajonin e Zaporizhzhia, si pasojë e bombardimeve ruse të ndërtesave civile në qytet. Dy ditë më parë në autostradën në zonën e Mykolaiv, 8 persona, mes tyre një vajzë 5-vjeçare, humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në minë.
Lajmi kryesor:
Mediat ruse: Dorëzohet zv.komandanti i fabrikës së çelikut! E mohon Kievi: Është ende në fabrikë! Shefi shtabit të SHBA-së telefonin homologun rus










