Prokuroria letërporosi në Greqi për Agim Kajmakun, i kërkohen edhe shenjat e gishtërinjve në Policinë Shkencore

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar një letërporosi në Greqi për të marrë informacion mbi kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Prokuroria kërkon nga autoritetet greke të dhëna për Agim Kajmakun (Jorgo Toto) nëse është i dënuar në këtë shtet. Report Tv po ashtu mëson se Njësia e Dekriminalizimit i ka kërkuar Agim Kajmakut  që të depozitojë në policinë shkencore gjurmët e gishtërinjve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se letërporosia nga Prokuroria e Përgjithshme e firmosur nga prokurori Arben Kraja është nisur ditën e premte. Pas asaj për Valdrin Pjetrin ku i kërkohet informacion shtetit italian, kjo është lëtërporosia e dytë që firmoset nga Kraja për të marrë informacion mbi figurën e një kryebashkiaku të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai ka në dispozicion pesë ditë kohë për të shkuar vullnetarisht në Laboratorin e Policisë Shkencore dhe depozituar shenjat e gishtërinjve. 

Kjo lëvizje e Prokurorisë së Përgjithshme ka ardhur pas akuzave të Partisë Demokratike ku deklaronin se Agim Kajmaku ka qenë i dënuar më parë në Greqi. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i cili ka firmosur një kërkesë drejtuar Prokurorisë  së Përgjithshme për të verifikuar figurën e Agim Kajmakut, disa ditë më parë. Kujtojmë se për shkak të disa dokumenteve që Partia Demokratike nxori kundrejt Valdrin Pjetrit në Shkodër, ky i fundit u tërhoq nga marrja e detyrës së kryetari të Bashkisë së qytetit verior, pasi dyshohet se është dënuar në vitin 2003 për trafik droge. Por nga ana e Kajmakut nuk kemi një tërheqje dhe ai deri më tani ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike se është i dënuar dhe i dëbuar nga shteti grek. Në një reagim për Shqiptarja.com ai deklaroi se ka udhëtuar lirisht në çdo vend të Bashkimit Evropian, për shkak edhe të biznesit të tij. Kajmaku tha se këto akuza janë për qëllime politike.

Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike ka deklaruar se do të nxjerrë edhe dokumente për dëbimin e Kjamakut nga Greqia.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rami: 26/08/2019 12:11

    Edi Rama ve ne pushtet o keta qe jane drejtperdrejte ish burgaxhij (pa llogarit psikopetrrit) ose ose te pakten ta kene ndonje vella ose moter ish burgaxhij! Per ne te tjeret, vetem terror burg burg burg... se ndoshta do me na dhon shansin me u bo edhe ne i dit pushtetar masi t bojm burgun!

    Përgjigju
  • Ben: 26/08/2019 12:00

    Spo kuptojme nje gje,pse nuk del ky Kajmaku dhe Edi Rama tju pergjigjen akuzave te PD-es?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja