Prokuroria e Romës ka çuar për gjykim, pra duke bërë aktin formal që hap çështjen gjyqësore për ish-drejtuesit e Juventusit, pasi organi torinez i akuzës ka zhvilluar muaj të tërë hetimesh.
Tanimë me procesin penal do të përballen persona të rëndësishëm të klubit, duke nisur nga ish-presidenti i Juventusit Andrea Agnelli, ish- zëvendësi i tij Pavel Nedved, Fabio Paratici dhe Maurizio Arrivabene. Të gjithë përballen me akuza të ndryshme, të formuluara pas hetimit dhe më kryesoret janë falsifikim i operacioneve financiare, falsifikim i bilanceve dhe faturime fiktive.
Në veçanti në shënjestër të akuzës janë krijimi i plusvalencave fiktive dhe manovrat në lidhje me pagat e lojtarëve gjatë pandemisë së Covid, ku drejtuesit e Juventusit kanë kryer operacione fiktive duke krijuar të ardhura të paqena, në mënyrë që të paraqisnin bilance fiktive të klubit në organet kompetente financiare.