Ish deputeti i PD-së ndryshoi pronësinë dhe legalizoi godinën 4 katëshe që s'ishte e tija! Arrest shtëpie për biznesmenin Gani Hoxha! Në gjyq ish-drejtoresha e Kadastrës Sarandë e dy specialistët

SARANDE- Një godinë 4 katëshe në hyrje të Sarandës në pronësi të familjes Sejko u përvetësua me dokumente false nga Gani Hoxha, ish-deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura nga 2001 deri në 2009, sot biznesmen që operon në fushën e ndërtimit dhe energjetikës.

Hetimet disa mujore të prokurorisë së Sarandës zbuluan se Hoxha ka përfituar padrejtësisht nga procedura e legalizimit, duke paraqitur dokumente të falsifikuara. Ndërsa me ndihmën e ish-drejtoreshës së Agjencisë së Kadastrës, Aida Demi dhe dy ish-specialistët e ASHK-së, Erald Lika dhe Ermen Stroka është tjetërsuar pasuria.

Prokuroria bëri të ditur se ish-drejtoresha dhe vartësit e saj kanë legalizuar objektin 4 katësh me sipërfaqe banimi 1359 m2 dhe sipërfaqe 1056 m2 për aktivitet tregtar duke i bashkangjitur edhe një truall 1000 m2.Objekti bashkë me truallin më pas është pajisur me certifikatë pronësie në emër të ish-deputetit Gani Hoxha. Prokuroria e cilëson legalizimin dhe rregjistrimin e pronës të paligjshëm, pasi kjo pronë realisht është e rregjistruar në emër të familjes Sejko, e cila e ka lëshuar me qira tek një biznes që operon në tregtinë e hidrosanitareve. 

Më 13 maj 2024, Gjykata e Sarandës ka firmosur masën e sigurisë 'arrest shtëpie', ndaj biznesmenit Gani Hoxha dhe dy ish-zyrtarët e Kadastrës, Erald Lika dhe Ermen Stroka. Ndërsa për ish-drejtoreshen e ASHK Sarandë, Aida Demi u caktua masa detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për shkak të statusit të saj “nënë me fëmijë nën tre vjeç

Pas disa muajve hetime Prokuroria njoftoi sot (14 maj 2024) se ka mbyllur hetimet duke proceduar penalisht ish-drejtoreshen e ASHK-së Sarandë, dhe dy specialistët nën akuzë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ndërsa Biznesmeni është personi që ka përfituar padrejtësisht nga procedura e legalizimit dhe që dyshohet se ka përdorur dokumenta të falsifikuara.

Të pandehur 
-Aida Demi - ish drejtoreshë e ASHK-së, Sarandë  - Masa e sigurise - detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit
-Erald Lika - ish specialist i ASHK Sarandë - Masa e sigurisë - arrest shtëpie
-Ermen Stroka - ish specialist i ASHK Sarandë - Masa e sigurisë - arrest shtëpie
-Gani Hoxha - Ish deputeti i PD-së - Masa e sigurisë - arrest shtëpie

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon hetimet edhe për fakte të tjera në ngarkim të zyrtarëve lokale të përfshire në paligjshmeri në ushtrim të detyrave shteterore.

1715674274_ganihoxha.jpg

(Foto: Deputeti Gani Hoxha, godina dhe planimetria)

 

Njoftimi i prokurorise Sarande

Pas hetimeve disa mujore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka mbyllur hetimet duke proceduar penalisht ish-drejtoreshen e ASHK-SË Sarandë, A.D., nën akuzë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për të njëjtën vepër penale akuzohen edhe  dy ish-specialistet e ASHK Sarandë, E.S. dhe E. L., të cilët me veprimet e tyre të kundraligjshme kanë lejuar legalizimin e një objekti katër kate në favor të një shtetasi i cili ka përdorur dokumenta të falsifikuara.

Ndaj shtetasve më sipër, me vendimin nr 113, datë 13.5.2024, pas kërkesës së organit të akuzës, është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, masa e sigurise “arrest në shtëpi” ndërsa ndaj ish-drejtoreshes së ASHK Sarandë, për shkak të statusit të saj “nënë me fëmijë nën tre vjeç” është caktuar masa e sigurisë “detyrim për paraqitje” në policinë gjyqësore dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar edhe ndaj shtetasit G. H., si personi që ka përfituar padrejtësisht nga procedura e legalizimit dhe që dyshohet se ka përdorur dokumenta të falsifikuara.

Nga këto veprime të kundraligjshme të specialiteve dhe ish-drejtoreshes së ASHK Sarande, është tjetërsuar pasuria (Truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe godine katër kate me sip ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sip 1056 m2 aktivitet social ekonomik).

Kjo godinë disponohej dhe jepej me qira prej vitesh nga pronarët e vërtetë një subjekti të  njohur tregtar në të gjithë teritorin e vendit i cili ushtronte aktivitet edhe në periudhën kur janë kryer procedurat e legalizimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon hetimet edhe për fakte të tjera në ngarkim të zyrtarëve lokale të përfshire në paligjshmeri në ushtrim të detyrave shteterore.

 

1715723271_1705054488aidademi.JPG

Foto: Aida Demi, ish drejtoresha e ASHK-se Sarande

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 26/05/2024 17:42

    Ne dijenin time ajo toke ka qene shteterore dhe ky zotnia e ka legalizuar duke paguar ne shtet. Ky Sejko ska pas toke aty, se di ca pretendon.

    Përgjigju
  • Eni: 14/05/2024 10:06

    Ri"energjizim" i antaresise ramiste neper burgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok

AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok