Vlorë/ Atentati ndaj Kevin Hajrullës, po kalonte rastësisht, flet i plagosuri tjetër: U shtriva përtokë, mendova se ishin fishekzjarre

VLORË - Flet për mediat, Armand Spahiu, 35 vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e 18 dhjetorit 2024, kur persona ende të paidentifikuar i bënë atentat Kevin Hajrullës.

 Ai tregon momente të tmerrit. Fillimisht  ka menduar se janë fishekzjarre është shtrirë përtokë, teksa kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur. Armand Spahiu thotë se dy efektivë të policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital.

'Dëgjova fishekzjarr. Në momentin që dëgjova fishekzjarrë, thashë fishekzjarre, kur pashë që ishin krisma që nuk ishin mbaruar, u shtriva në shesh. U shtriva në shesh sa mbaruan krisma. Sa mbaruan krismat u ngrita në këmbë. Me të marrë një bidon ujë, u ula. Piva ujë që u qetësova. Në moment shikoj që isha plagosur. Marrë një efektiv policie dhe i them që jam plagosur.

Më merr dhe më shoqëron në spital direkt. Frikë ishte, po ishte shkruajtur nga Zoti lartë. Nuk pashë asgjë, mu errësuan sytë. Dy efektivë policie më shoqëruan. Mora ndihmë mjekësore, ndenja gati 12 orë. Edhe erdha në shtëpi. Në shtëpi erdha me veten time, jo se më nxorën ata të spitalit. Më thashë do rrish 2-3 ditë, i thashë nëmi ilaçet, më mirë i bëj në shtëpi sesa këtu.'

Armand Spahiu ndërkohë tregon se çdo ditë punon si shitës tek fruta perimet tek një njeriu i tij. Ai thotë se punon për të mbajtur familjen kundrejt një page prej 2500 lekësh të reja në ditë.

Siç tregon edhe vetë është e vetmja rrogë që ka në shtëpi, me të vetmet të ardhura që mbahet familja e tij. Në spital ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka dalë me dëshirën e tij.

'Punoj në një dyqan fruta perimesh. Jam shumë mirë. Nuk kam ankesa. Vetëm unë punoj në familje. Mesazh nuk kam për asnjë, vetëm për Zotin lart.' 

Në atentatin mafioz të ndodhur të mërkurën në mbrëmje,  80 gëzhoja kallashnikovi u derdhën në drejtim të 30 vjeçarit Kevin Hajrulla. Një prej plumbave ka kapur në këmbë 35-vjeçarin Armand Spahiu.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lavi: 20/12/2024 16:48

    Gjynah lumadhi te buka e gojes ja edi rama henkshi kokat e han keta te pikurit e kan len vloren ne dor te 5 krimnelve per nje grusht vota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore', Gëzim Tushi: Çdo njeri i famshëm në Shqipëri anatemohet! U shfaqën moralistët më këshilla, llafazanëri sociale

'Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore', Gëzim Tushi: Çdo njeri i famshëm në Shqipëri anatemohet! U shfaqën moralistët më këshilla, llafazanëri sociale