Rreth 10 mln euro pasuri të biznesmenit të vrarë në 2020, Ndue Gjergji janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës. Bëhet fjalë për Paulin Markun, i njohur edhe si Ndue Gjergji i vrarë në qershor të 2020 në Laç nga persona të maskuar me uniforma policie.

Me akuzën se këto pasuri janë të përfituara nga trafiku i drogës, janë sekuestruar 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 dyqane, 1 vilë dhe një licencë për transport udhëtarësh.

Paulin Marku, i njohur edhe me emrin Ndue Gjergji sipas akuzës, para vrasjes ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili aktivitet kryesor kishte trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria thotë se ka identifikuar pasuritë e tij të cilat nuk justifikohen nga dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer i dyshuari.

Pasuritë e sekuestruara:

  1. 11 garazhe,
  2. 18 apartamente,
  3. 1 truall,
  4.  2 njësi,
  5. 1 vilë,
  6. licencë për transport udhëtarësh,
  7. 3 shoqëri aksionere,
  8. 1 kazino
  9. 9 automjete

Paulin Marku ndodhej në një lokal mbrëmjen e 30 majit 2020 bashkë me shtetasin Bujar Hasani i njohur edhe me mbiemrin Lika, kur u ekzekutuan me 5 plumba. Kamerat e sigurisë fiksuan katër autorët, të maskuar dhe të veshur si police të cilët kanë lëvizur me një makinë tip 'Golf 5'.