Në një konferencë për shtyp prokurori francez François Molins ka deklaruar se grupi shqiptaro-tunizian është fajtor si mbështetës i sulmit terrorist në Nicë të Francës, ku humbën jetën 84 persona dhe u plagosën më shumë se 200 të tjerë.

Grupi shqiptaro-tunizian i përbërë nga 5 persona janë akuzuar se kanë ndihmuar terroristin Mohamed Lahouaiej Bouhlel. Dy shqiptarët janë një burrë dhe grua nga qytetet e Fierit dhe Tiranës por prokurori ka bërë të ditur edhe emrat e tyre.

Ata janë Artan.H i ditëlindjes 30 janar 1987 dhe Enkelejda Z. e lindur më 3 mars 1974 të dy me nënshtetësi franceze.

Të dy shqiptarët i kanë siguruar terroristit armën më të cilën terroristi qëlloi në drejtim të policisë kur kjo e fundit po mundohej të ndalte sulmin e tij.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)