Prokuroria: Grabitjet dhe
korrupsioni po bëjnë kërdinë

Kryeprokurorja Ina Rama dorëzon raportin për vitin 2011 në Kuvend duke theksuar se ulja e procedimeve penale për shpërdorim detyre dhe korrupsion nuk i korrespondon realitetit, por policia nuk po po referon më çështje të tilla. Po ashtu ndikim kanë pasur edhe vendimet e gjykatave për të mos ndëshkuar askënd. “Rritja e veprave penale kundër jetës lidhet me uljen e sigurisë publike në konsekuencë të ndikimit të faktorëve socialë dhe ekonomikë, të brendshëm dhe të jashtëm,” thuhet në raportin e prokurorisë. Një nga veprat penale që ka pësuar rritje drastike është vjedhja. Po ashtu për tu pasur në konsideratë është rritja e ndjeshme e procedimeve penale për mashtrim. “Vlerësojmë se është një tendencë që lidhet me orientimin e një kategorie personash për tu pasuruar në mënyrë të shpejtë dhe të kundërligjshme. Ndoshta do ishte e nevojshme të bëhet një lloj sensibilizimi i opinionit publik për të mos rënë pre e këtyre formave,” thekson raporti.
Ndërkohë, kryeprokurorja Ina Rama thekson se policia nuk po referon çështjet e korrupsionit shtetëror. “Në lidhje me tendencën në ulje të procedimeve penale të regjistruara për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, konstatojmë se nuk i përgjigjet realitetit. Ky tregues vjen si rrjedhojë e uljes së referimeve nga Policia e Shtetit, si dhe e uljes së kallëzimeve nga organet e kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm financiar,” thuhet në raport. Në lidhje me veprën penale të korrupsionit, sërish pohohet se ka një ulje drastike të referimeve kryesisht nga policia, por ndikim ka pasur edhe gjykata me vendimet që jep. “Në lidhje me tendencën në ulje të procedimeve penale të regjistruara për këto vepra, konstatojmë se nuk i përgjigjet realitetit. Ky tregues vjen si rrjedhojë e uljes së referimeve kryesisht nga Policia e Shtetit si dhe mosndëshkueshmëria në mënyrën e duhur nga sistemi gjyqësor për raste të cilave iu është ngritur akuza dhe janë dërguar në gjykatë,” thuhet në raport.

VEPRAT
Gjatë vitit 2011, në organin e prokurorisë janë trajtuar 32770 procedime për vepra penale të ndodhura. Nga këto, janë ndjekur 24977 procedime penale (rritje prej 1,91% (për qind) në krahasim me vitin 2010; prej të cilave janë regjistruar 19728 procedime penale (rritje prej 2,29% (për qind) në krahasim me vitin 2010; janë mbartur nga viti i kaluar 4686 procedime (rritje prej 6,13% ( për qind) në krahasim me vitin 2010 dhe janë rifilluar 563 procedime (ulje prej 30% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Është vendosur mosfillimi për 7793 procedime, që do të thotë rritje prej 11,07% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Gjatë vitit 2011 nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë është ngritur dhe përfaqësuar akuza në gjykatë në emër të shtetit shqiptar për 7424 procedime (rritje prej 1,19% në krahasim me vitin 2010) me 9256 të pandehur, përkundrejt 9261 të pandehur në vitin 2010. Gjithashtu, janë paraqitur në gjykatë 9956 kërkesa për caktimin e masave të sigurimit personal. Në vitin 2008 janë regjistruar 17352 procedime, që do të thotë se ka rritje të procedimeve penale prej 8,7% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 janë regjistruar 16910 procedime, që do të thotë se ka një ulje prej 2,54% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 janë regjistruar 19286 procedime, që do të thotë rritje prej 14% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2010 janë regjistruar 19726 procedime, që do të thotë rritje prej 2,28% (për qind) në krahasim me vitin 2010.
Rritja e volumit të punës së organit të prokurorisë vihet re edhe në procedimet penale që kanë qenë në ndjekje penale.
Procedimet në ndjekje penale nga organi i prokurorisë kanë ardhur gjithnjë në rritje: kështu, në vitin 2008 kanë qenë 21278 procedime në ndjekje penale, që do të thotë rritje prej 20,14% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 janë 22276 procedime në ndjekje penale, që do të thotë rritje prej 4,69% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 janë 24506 procedime në ndjekje penale, që do të thotë rritje prej 10% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 janë 24977 procedime penale në ndjekje penale, që do të thotë rritje prej 1,92% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Në lidhje me cështjet e përfunduara, në vitin 2008 ka rritje prej 3,39% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 7% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 9,34% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka përsëri rritje prej 2,28% (për qind) në krahasim me vitin 2010.
Në lidhje me cështjet e pushuara, në vitin 2008 ka ulje prej 12,53% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 9,8% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 4,37% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka ulje prej 12,6% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Në lidhje me cështjet e pezulluara, në vitin 2008 ka rritje prej 7,66% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 rritje prej 27% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 15,11% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka përsëri rritje prej 15,87% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Në lidhje me çështjet e dërguara në gjyq, në vitin 2008 ka rritje prej 7,68% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka ulje prej 5,84% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 10,78% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka rritje prej 119% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Numri të pandehurve të dërguar në gjyq në vitin 2008 ka rritje prej 13,04% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka ulje të pandehurve të dërguar në gjyq prej 4,28% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 10,88% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 janë dërguar në gjyq 9256 të pandehur, përkundrejt vitit 2010 kur janë dërguar gjyqit 9261 të pandehur. Në lidhje me pushimin e akuzës për të pandehurit, dinamika në pesë vitet e fundit është e tillë që: në vitin 2008 ka ulje prej 20,66% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 3,77% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 36,73% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka ulje të lehtë prej 1,37% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Në lidhje me vendimet e gjykatës për pafajësinë, rezulton nga të dhënat statistikore se: në vitin 2008 ka rritje prej 6,28% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 29,56% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka ulje prej 0,41% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka ulje prej 2,5% (për qind) në krahasim me vitin 2011.
Nga të dhënat statistikore rezulton se: në vitin 2007 nga totali i të pandehurve të dërguar në gjyq, vetëm 2,26% (për qind) kanë marrë pafajësi me vendim gjykate; në vitin 2008, nga totali i të pandehurve të dërguar në gjyq, vetëm 2,13% (për qind) kanë marrë pafajësi me vendim gjykate; në vitin 2009, nga totali i të pandehurve të dërguar në gjyq, vetëm 2,88% (për qind) kanë marrë pafajësi me vendim gjykate dhe në vitin 2010, nga totali i të pandehurve të dërguar në gjyq, vetëm 2,59% (për qind) kanë marrë pafajësi me vendim gjykate dhe në vitin 2011, nga totali i të pandehurve të dërguar në gjyq, vetëm 2,52% (për qind) kanë marrë pafajësi me vendim gjykate. Vendi që zënë vendimet e gjykatës për pushimin e cështjeve, përkundrejt numrit total të cështjeve të dërguara në gjyq, rezulton të jetë si më poshtë: Në vitin 2007 vendimet e gjykatës për pushimin e cështjes zënë 9,09% në numrin e përgjithshëm të cështjeve të dërguara gjyqit; në vitin 2008, kjo e dhënë rezulton të jetë 11,36% (për qind); në vitin 2009 kjo e dhënë është 2,9% (për qind); në vitin 2010 është 3,42% (për qind) dhe në vitin 2011 vendi që zënë vendimet e gjykatës për pushimin e çështjeve në numrin e përgjithshëm të çështjeve të dërguara gjyqit, është 3,11% (për qind).
PEZULLIMET
Në lidhje me pezullimet rezulton nga të dhënat statistikore se: në vitin 2008 ka rritje prej 7,66% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 27,02% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 15,11% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka rritje prej 15,87% (për qind) në krahasim me vitin 2010, të vendimeve të prokurorit për pezullimin e hetimeve.
MOSFILLIMET
Ndërsa në vitin 2010 është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 7016 kallëzime, në vitin 2011 janë marrë 7793 vendime të tilla.
Në lidhje me procedimet për të cilat është vendosur mosfillimi, rezulton nga të dhënat statistikore se: në vitin 2007 ka rritje prej 19,04% (për qind) në krahasim me vitin 2006; në vitin 2008 ka rritje prej 13,64% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 22,63% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 23,54% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka rritje prej 11,07% (për qind) në krahasim me vitin 2010.
KOEFICIENTËT E KRIMINALITETIT
Koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 695.12. Në vitin 2010, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë ka qenë 529. Në lidhje me koeficientët e kriminalitetit për 100.000 banorë, rezulton nga të dhënat statistikore se:
në prefekturën Berat që përfshin prokurorinë e rrethit gjyqësor Berat koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 432,8; në prefekturën Dibër që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 490.3; në prefekturën Durrës që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 507.2; në prefekturën Elbasan që përfshin prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 557.2; në prefekturën Fier që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Fier dhe Lushnje koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 630.6; në prefekturën Gjirokastër që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 718.1; në prefekturën Korcë që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Korcë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 718.2; në prefekturën Kukës që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 733.2; në prefekturën Lezhë që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 792.5; në prefekturën Shkodër që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 792.5; në prefekturën Tiranë që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 888.6 dhe në prefekturën Vlorë që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 1133.6.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet