Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë vendimin për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhënë nga Gjykata e Krimeve për gjyqtarin Shkëlqim Miri. Vënia e vendimit zyrtarisht në dispozicion nga Prokuroria te KLD është bërë për efekt të masës që do të marrë kjo e fundit.
Organi i akuzës i kërkon KLD pezullimin e gjyqtarit Miri, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe fshehje të ardhuraash. Burime për Report Tv nga KLD thanë se mbledhja do të zhvillohet këtë javë, por nuk është caktuar ende një datë.
Sipas ligjit, pas masës së sigurisë gjyqtari do të pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve. Gjyqtari Shkëlqim Miri u ndalua nga policia, pas një kontrolli në banesën e tij mbrëmjen e 9 nëntorit, ku u gjetën 34 milionë lekë (të reja) të pajustifikuara prej tij.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com