Prokuroria e Tiranës ka ndërtuar skemën me rolet e secilit për 6 personat e arrestuar në Shqipëri si pjesëtarë të grupit të drogës që transportohej me avion nga Shqipëria në Itali. Prokuroria e Tiranës, bënë me dije se të arrestuarit babë e bir, Fadil e Igli Shahaj ishin roje të parcelave të mbjella me kanabis, Neko Bruhamaj (Burhamaj) ishte në rolin e punëtorit në parcela, ndërsa vëllezërit Lamaj ishin organizatorët e trafikut të drogës.
Po ashtu, nga përgjimet ka rezultuar se edhe polici i arrestuar, Vladimir Zanaj ishte i përfshirë në këtë rrjet. Ndërsa dyshohet se lidhja mes policit dhe grupit të trafikut të drogës është zbuluar më 19 Gusht, kur nga policia janë asgjësuar tre parcela me 387 bimë cannabis në fshatin Ramicë, te përroi i Burhame.
/Shqiptarja.com