Prokuroria: Ja për çfarë po hetojmë

Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë, që e ka këtë çështje zoti  Petrit Fusha, në dhjetor  2013 ka dërguar tek Kuvendi një shkresë për ta informuar mbi hetimet në vazhdim për zhdukjen e të dhenave nga server i tatimeve: “Ju informoj se prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës së Parë mbi bazën e kallëzimit të datës 21.11.2013, të drejtoreshës të tatimeve, zonja Brisida Shehaj dhe akteve të tjera të referuara nga Policia Gjyqësore me 22. 11.2013 ka regjistruar procedimin penal nr. 6638, për veprat penale:

1- Shpërdorim i detyrës dhe ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike, parashikuar në nenin 228 dhe nenin 293, të Kodit Penal në ngarkim të personit ndaj të cilit po zhvillohen hetime, shtetasit Renald  Rista.

2-Hyrja e paautorizuar kompjuterike parashikuar në nenin 192, pika b e Kodit Penal, ku personi nën hetim, për këtë vepër është shtetasi Elton Robi. Në këtë procedim penal janë duke u zhvilluar hetime në lidhje me faktin e mungesës së të dhënave nga database i serverit, ku ruhen deklarimet online të detyrimeve tatimore, të tatim paguesve. Serveri i cili ndodhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve."

Redaksia online

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Makina bllokohet në mes të dëborës në malin e Tomorit, Policia i vjen në ndihmë familjes, mes të shpëtuarve edhe 2 fëmijë

Berat/ Makina bllokohet në mes të dëborës në malin e Tomorit, Policia i vjen në ndihmë familjes, mes të shpëtuarve edhe 2 fëmijë