Prokuroria e Tiranës zbardh të plotë dinamikën e zhdukjes së pistoletës dhe telefonit të viktimës Elton Çiça, të vrarë në 1 maj në ambjentet e lokal “De Niro”. Sipas prokurorit Enklit Gjini, ka qënë oficeri i policisë Alban Trimi që së bashku me personin tjetër në tavolinë, Redi Renja kanë zhdukur sendet personale dhe një armë pa lejë të viktimës Çiça. Pas marjes së armës, Alban Trimi e ka future atë fillimisht në xhep dhe më pas në brez, duke u larguar nga Tirana në drejtim të Tepelenës, ku dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e vrarimit të viktimës. Trimi është arrestuar gjatë rrugës në kthim, pas një urdhëri ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës.
Për shtetasin Alban Trimi, me funksion oficer policie në Komisariatin nr.5, në Tiranë, prokuroria ka ngritur tre akuza si “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.Viktima Elton Çiça, dyshohet si autor i vrasjes së Robert Ramës në Durrës, pasi mendohet se ky i fundit i kishte grabitur dhe rrahur prindërit në Tepelenë.Pas vrasjes së Ramës, me sa duket hakmarja ka vijuar duke ekzekutuar Elton Çiçan.
Ja si u zhduk pistoleta
Nga kqyrja e pamjeve të sigurisë, prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshimet ndaj këtij personi, nisur nga sa vijon: Në datë 1 maj 2016 rreth orës 22:20 në rrugën “Gjin Bue Shpata” në afërsi të shkollës “Emin Duraku” në mjediset e brendshme të Bar “De Niro” ka ndodhur një vrasje. Viktima është identifikuar si shtetasi Elton Çiça. Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të janë sekuestruar pamje filmike të kamerave të lokalit, ku rezulton se në momentin e ngjarjes viktima Elton Çiça, ndër të tjera ka qënë në një tavolinë me punonjësin e policisë Alban Trimi.
Nga kqyrja që ju bë këtyre pamjeve filmike video ka rezlutuar se:”…një nga personat e ulur në tavolinë me të quajturin Alban Trimi dhe personin mbi të cilin u qëllua me armë zjarri pistoletë,kthehet tek tavolina ku ishin ulur para se të qëllohej me armë dhe nga çanta që është në krah të djathtë të personit që u qëllua, merr një send në formën e pistoletës dhe del nga dera sipër së cilës duket se është vënë kamera regjistruese ku më parë doli edhe shtetasi Alban Trimi.
Pastaj kthehet sërisht tek vendi ku ka mbetur gjysëm i shtrirë mbi divan shoku i tyre i qëlluar me armë zjarri,ulet në anën e tij të majtë ku më parë ishte ulur shtetasi Alban Trimi dhe ndërkohë duket se në duar para, mbi prehër, mban ende sendin si pistoletë të cilin më pas e lë diku në krahun e tij të majtë në një vend, ku këndi i fokusimit të kamerës nuk rregjistron. Pastaj e kap me të dy duart shokun e tij të qëlluar me armë zjarri dhe mundohet ta ulë në dysheme por nuk ja arrin dot i vetëm dhe në ndihmë i shkon shtetasi Alban Trimi. Të dy së bashku e ulin të qëlluarin me armë zjarri në dyshemenë e lokalit me shpine mbi pllaka dhe kokë nga banaku i lokalit.
E futi në xhep, iku në varrim
Ndërkohë, shtetasi Alban Trimi shkon tek tavolina ku ishin ulur, merr disa sende dhe i vendos në xhepin e majtë të pantallonave të tij dhe del nga dera në krah të majtë të banakut e kthehet sërisht në lokal dhe në këtë moment dallohet se në xhepin e djathtë të pantallonave të tij ka një celular ngjyrë të zezë. Pastaj shkon tek vendi ku pak më parë personi tjetër la sendin si pistoletë e merr atë e kalon në pjesën para brezit nga përpara dhe më dorën e djathtë e fut në pjesën e pasme të brezit nga e djathta duke përdorur edhe dorën e majtë për ta sistemuar në brezin e pantallonave nga pas.
Pas kësaj del nga fokusimi i pamjeve filmike dhe nuk kthehet më në këtë vend ku për pak kohë vinë punonjësit e policisë…”. Nga të dhënat paraprake të vendit të ngjarjes ka rezultuar se në vendngjarje nuk është gjetur aparati i telefonit që duhet të ketë përdorur viktima si dhe nuk është sekuestruar as sendi, që nga pamjet video duket se ka qënë armë zjarri pistoletë,në çantën e viktimës, të cilën fillimisht e ka marrë personi i ulur përballë tij i identifikuar si Redi Renja e që më pas e ka marrë duke u larguar nga lokali i quajturi Alban Trimi, punonjës policie. Nga verifikimet paraprake rezultoi gjithashtu se Alban Trimi nuk gjendej në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, por ishte larguar për në Tepelenë prej nga ku do të kthehej pas varrimit të viktimës Elton Çiça.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com