Prokuroria kërkesë bankave: Na jepni shifrën zyrtare që u grabit! Sekuestrohen 10 gëzhoja në Rinas

Në kuadër të hetimeve për grabitjen e Rinasit, Krimet e Rënda u kërkojnë tre bankave të nivelit të dyte shifrën zyrtare të parave që kishin destinuar për ti dërguar jashtë vendit më 9 prill.

Paratë u grabiten në Rinas nga 5 të dyshuar mes tyre dhe Admir Murtaj, i cili mbeti i vrarë. Fillimisht shifra e pretenduar ishte 10 milionë euro të vendosura në 7 thasë, 5 me kartëmonedha dhe 2 me monedha metalike.

Ndërsa nga raporti për ngjarjen është shënuar 5.7 milionë euro. Kërkesa e krimeve drejtuar bankave dhe kompanive të transportit të vlerave monetare. Ndërsa në vendngjarje, 2 km larg Rinasit ku u realizua shkëmbimi i zjarrit janë sekuestruar 10 gëzhoja armë kallashnikov të cilat po ekzaminohen nga policia  sëbashku me automatikun e Admir Murataj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën