Prodhim i mbarë, më shumë vaj ulliri këtë vit në Fier! Rritet eksporti, Përpunuesit: E shesim në Itali

Fier- Me 600 mijë rrënjë ullinj, Cakrani i Fierit është një ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të vajit të ullirit. Sezoni sapo ka nisur dhe fermerët e grumbulluesit janë të kënaqur pasi prodhimi është shumë i mirë.

Vaji ulliri Kalinjot që është më i miri shitet me 150-160 mije lek/ kuintali. Kemi shpresa se eksporti do të jetë mirë thotë fermeri Avni Mecaj.

 Kam  400 rrënjë ullinj dhe i kam në gjendje të mirë. Kam kliente nga Tirana që ma kërkojnë vajin tregon fermeri Enver Ramaj.

Kujtim Xhelali, pronar i një fabrike në Cakran thotë se aktualisht po e grumbullon ullirin nga fermerët me 70 deri në 80 lek për kg, ndërsa shitja e vajit nuk ka nisur ende.

“Ullinjtë i marr me 700 lek - 800 lek për kg,  kjo varet nga varieteti i ullirit. Ndërsa çmimi i vajit do përcaktohet në bazë të çmimit në Europë. Psh Italia sot për sot po e kërkon vajin me 650 lekë/kg, mund të ketë rritje çmimi. Në datën 25 tetor vendoset çmimi përfundimtar i blerjes së vajit”. 

Tregu i vajit të ullirit është plotësisht i siguruar në Itali dhe Greqi.

“Ne për eksportimin e vajit nuk kemi më problem pasi doganat janë zeruar pra nuk paguajmë taksa fare dhe me kartë fermeri shkon boti në Itali. Jemi të lirshëm dhe nuk kemi patur pengesa në këtë drejtim. Kemi shitur dhe në Greqi, por më shumë mbizotëron tregu italian”.

Por në Cakran të Fierit nuk mungojnë as tregtarët vendas.

Jemi tregtarë nga Fushë- Kruja  pothuajse vijmë për çdo vit në këtë zonë.  Arsyeja përse vijmë në këtë zonë është, sepse ka platacione me ullishte shekullor dhe kur është ulliri shekullor nxjerrë vaji më të mirë” thotë Agron Ceno.

Në këtë zone operojnë 11 fabrika për përpunimin e vajit të ullirit, ku pjesa më e madhe e tyre kanë kontrata me grumbulluesit italianë dhe presin të nisin eksportin në fund të këtij muaji.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/10/2024 23:58

    Dhe Italia e rishet si /Made in Italy/! Ka ardhur koha qe te synohet e mbrohet marka shqiptare /Made in Albania/ ne bote,se nuk po behet mjaftueshem.

    Përgjigju
  • Noc Rroku: 27/10/2024 21:04

    Ne Shitën kalamajt në perëndim jo më vajin e ullirit.......këta jemi dhe mirë na e bëjnë... Grek sërb e italian.. etj etj....

    Përgjigju
  • Vaj Ulliri: 27/10/2024 20:52

    O debila italia po e shet vajin me 18 euro litrin mos hidhni krahet tuaja dem!!!

    Përgjigju
  • Asdfgj: 27/10/2024 17:17

    Bobo ky te shet sapunin per djadh

    Përgjigju
  • seli: 27/10/2024 16:28

    Shite e vlla se ne vendasit ja dalim edhe me plera si gjithmon

    Përgjigju
    • Po mër po: 27/10/2024 18:41

      Duhet me emigru në Itali me ble vajin e vendit.

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere